Ish-oficeri izraelit tha se ushtria po i vret fëmijët për qejfi në Gaza, merren masat ndaj tij

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Israel Katz, ka komentuar deklaratat e ish-zëvendësshefit të shtabit të përgjithshëm të ushtrisë izraelite, Yair Golan, i cili kritikoi qeverinë aktuale, dhe ka paralajmëruar sanksione të ashpra ndaj tij.

Sipas Katz, Yair Golan do të ndalohet përgjithmonë të shërbejë në rezervën e ushtrisë izraelite.

Gjithashtu, atij i ndalohet të veshë uniformën ushtarake izraelite dhe t’i hyjë bazave ushtarake.

“Deklaratat e tij janë shpifje e rëndë. Këto deklarata mund të përdoren nga armiqtë e Izraelit për të nisur procedura ligjore kundër personelit të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF) në gjykatat ndërkombëtare”, tha Katz.

Ai shtoi se Golan nuk ka më vend në IDF, “nuk ka vend për njerëz si Golan në jetën publike”.

Kujtojmë se Golan kritikoi ashpër qeverinë aktuale të Izraelit, duke thënë se ajo po vret fëmijët e Gazës për hobi.

“Izraeli është në rrugën për t’u bërë një shtet i izoluar, si Afrika e Jugut dikur, nëse nuk kthehemi të sillemi si një shtet i arsyeshëm. Një shtet i arsyeshëm nuk lufton kundër civilëve, nuk vret fëmijë për qejf dhe nuk ka për qëllim dëbimin e popullsisë,” tha Golan.

Ai theksoi se me këtë qasje po rrezikohet siguria dhe mbijetesa e Izraelit.

“Kjo qeveri është plot me njerëz hakmarrës, pa moral dhe pa aftësi për të drejtuar shtetin në kohë krize. Kjo e rrezikon ekzistencën tonë,” përfundoi Golan. /Telegrafi/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nga 31 tetori linjë e re ajrore Shkup-Qipro

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski njoftoi se nga 31 tetori do të fillojë edhe një linjë e re ajrore nga Shkupi në...

Kush është princi i fjetur i Arabisë Saudite: Prej 20 vitesh qëndron në koma, babai nuk pranon t’i shkëpusë aparatet për këtë arsye

Princi saudit Al-Waleed bin Khalid Al-Saud ndodhet në koma që nga viti 2005, pas një aksidenti të rëndë komunikacioni në Londër. Babai i tij,...

SKANDAL në Spitalin e Tetovës/ Naim Ismaili me urdhër të Bilall Kasamit rahaton “baxhanakun” dhe disa familjarë (VIDEO)

Pas publikimeve se kryetari i Këshillit Komunal, Naim Ismaili, ka rahatuar baxhanakun e tij në Spitalin e Tetovës, mbrëmë ka shpërthyer një përplasje e...

Quni: Vetëvendosje e ka futur shtetin në izolim

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni, ka folur për moskonstituimin e Kuvendit as për herën e 20-të. Ai ka thënë se...

Berisha reagon pas kërkesës së SHBA: Kreu i karteleve është Edi Rama! Pjesë e kartelit të Troplinëve është edhe Altin Dumani

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për media, reagoi pas kërkesës së SHBA-së drejtuar autoriteteve shqiptare për të luftuar kartelët e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu