Diskriminimi i shqiptarëve vazhdon – BDI: 12 avancime në Ministrinë e Kulturës, vetëm një për shqiptarët

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim të thellë dhe dënon ashpër avancimet e fundit të realizuara nga Ministria e Kulturës në Maqedoninë e Verit, të cilat konfirmojnë një prirje të rrezikshme të përjashtimit sistematik të shqiptarëve nga institucionet kulturore shtetërore.

BDI-ja thekson se në vendimin e fundit për 12 avancime brenda kësaj ministrie, vetëm një pozitë i është dhënë një shqiptari – dhe ajo në një nivel të rendit të dytë. Ky bilancm sipas saj, është tregues i qartë i një politike të vetëdijshme për të margjinalizuar përfaqësimin kulturor të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Për më shumë se një vit, asnjë punësim i ri nuk është bërë në institucionet kulturore të drejtuara nga shqiptarët. Ansamblet kulturore janë në shuarje të plotë, artistët në margjinë dhe institucionet pa jetë, pa investime dhe pa vizion. Ansambli Muzikor është lënë si relikt simbolik, pa mbështetje dhe pa perspektivë”, thuhet në reagim.

Sipas BDI-së, përgjegjësia për këtë situatë nuk i takon vetëm Ministrisë, por edhe mbetjeve të Vlenit në qeveri, e cila ka dështuar të mbrojë interesat kulturore të shqiptarëve dhe ka pranuar rolin e një fasade të heshtur ndaj këtij diskriminimi institucional.

BDI i bën thirrje opinionit publik, artistëve, intelektualëve dhe gjithë faktorëve relevantë që të bashkëreagojnë me ne ndaj këtij margjinalizimi të organizuar.

“Nuk mund të ketë shtet funksional dhe demokratik nëse një pjesë e popullatës përjashtohet nga hapësira kulturore dhe institucionale. Kultura është identitet. Fshirja e saj është sulm ndaj bashkëjetesës dhe barazisë”, thuhet në reagim.

BDI do të ngrejë këtë çështje në çdo nivel institucional dhe ndërkombëtar për të ndalur këtë degradim të qëllimshëm ndaj trashëgimisë kulturore të shqiptarëve.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Irani paralajmëron: “Sonte do të ndodhë një surprizë e madhe. Bota do ta kujtojë për shekuj”, tensionet arrijnë kulmin

Televizioni shtetëror iranian ka lëshuar një paralajmërim të fortë: “Sonte do të ndodhë një surprizë e madhe – një që bota do ta kujtojë...

Stoilkoviç serbizon ministrinë që drejton, “masakron” projektet shqiptare

Portali Top24 gjatë ditës së djeshme kishte raportuar se po gjurmon në një skandal të radhës ku shqiptarët janë fshirë si me gomë në...

Vuçiç kërcënon hapur Kosovën: Serbia do të fitojë në fund

Presidenti Aleksandër Vuçiç ka kërcënuar hapur Kosovën. Gjatë një interviste në RTS, Vuçiç u shpreh se, gjërat po ndryshojnë në botë dhe se Serbia...

Izraeli: Irani ka lëshuar më shumë se 400 raketa

Që kur Izraeli nisi sulmet ajrore ndaj Iranit të premten e kaluar, Irani ka lëshuar më shumë se 400 raketa dhe qindra dronë drejt...

Maqedonia2025 shpall konkurs për bursa për nxënës të shkollave të mesme

Fondacioni MK2025 ka shpallur thirrjen për aplikime për bursa në kuadër të Fondit për mbështetjen e gjimnazistëve të talentuar “Talentët Sot – Liderë Nesër”...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu