Quni: Vetëvendosje e ka futur shtetin në izolim

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni, ka folur për moskonstituimin e Kuvendit as për herën e 20-të.

Ai ka thënë se LDK bën përpjekje që Parlamentit të Kosovës t’i jepet mundësia që në të ardhmen të ketë në agjendë edhe krijimin e Qeverisë.

Lexo edhe:
Berisha: Mediat e lidhura me krimin censuruan kërkesën e kryeprokurores së SHBA për të luftuar kartelet shqiptare
Ai ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje, e cila e ka të drejtën për të bërë propozimin për kryetar të Kuvendit, nuk po arrin të sigurojë numrin e mjaftueshëm të votave.

“Ne si LDK kemi dalë me një ‘projekt’ për një qeveri gjithëpërfshirëse me një kohë të limituar dhe me një agjendë të veçantë sipas prioriteteve. Me këtë, jemi munduar dhe po mundohemi t’i japim përgjigje kësaj situate e cila është krijuar dhe për të cilën partia me numrin më të madh të ulëseve në parlament nuk po arrin të bëjë zgjidhje”, ka thënë ai në Dukagjini.

Ai ka folur edhe për bllokun e LDK-së ndaj LVV-së.

Quni ka thënë se LDK ka një përvojë me LVV-në gjatë qeverisjes së përbashkët.

“Nga ana e Vetëvendosjes nuk është përmbajtur atyre marrëveshjeve paraprake se si do të duhej të sigurohej qëndrueshmëria e një qeverie. Pastaj, ky hendek thellohet gjatë mandatit të qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje, që e ka futur shtetin në një izolim. Nuk kemi thuajse fare marrëdhënie diplomatike me qendrat e vendimmarrjes, me partnerët tanë, me aleatët tanë. Nuk ka ndonjë perspektivë për integrime euroatlantike, dhe çështjet tona të brendshme, siç është zhvillimi ekonomik, nuk ka”, ka thënë ai.

“Jemi në një gjendje shumë të mjerueshme, jeta e qytetarëve është shumë e rënduar. Kosova nuk është një vend që inkurajon afaristët për investime serioze”, ka përfunduar ai.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Përkujtohen Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka

Në 45-vjetorin e vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, nga agjentët e UDB-së famëkeqe, kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës,...

Ish-shefi i NATO-s: nuk mund të premtoj se ShBA do të qëndrojë në NATO

Jens Stoltenberg, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s nga viti 2014 deri në vitin 2024, ka folur në një intervistë për tensionin e fundit midis...

FBI-ja sjell agjent special dhe analist të inteligjencës në Kosovë, do të bashkëpunojnë me Policinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se drejtori i përgjithshëm, Gazmend Hoxha, ka zhvilluar një takim zyrtar në Prishtinë me atasheun ligjor të FBI-së, Brendan...

Garada e Ajovës: Kishim nderin të prisnim komandantin e FSK-së, Bashkim Jashari

Garda Kombëtare e Ajovës ka thënë se pati nderin të mirëpriste Gjeneral Lejtnant Bashkim Jashari, shef i mbrojtjes së Forcës së Sigurisë së Kosovës,...

Haradinaj përkujton Jusuf e Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar veprimtarët e shquar të çështjes kombëtare, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zekën, në 44-vjetorin e rënies...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu