IRI: Aleanca për Shqiptarët, partia me rritjen më të madhe të transparencës!

IRI: Aleanca për Shqiptarët, partia me rritjen më të madhe të transparencës

Aleanca për Shqiptarët është partia me rritjen më të madhe të transparencës, thuhet në raportin e publikuar nga Instituti Republikan Ndërkombëtar (IRI) për analizën e faqeve zyrtare të partive politike dhe të dhënave të publikuara në to. Sipas hulumtimit të IRI-t, Aleanca për Shqiptarët është partia e vetme që nga viti 2021 deri në tetor 2023 ka shënuar ngritje për tre nivele duke u radhitur në grupin e partive në krye të listës së transparencës.

“Sipas rezultateve të marra nga Indeksi i transparencës së partive politike (2023), mund të konkludojmë se ka një përmirësim të dukshëm të transparencës aktive të partive politike, krahasuar me Indeksin e transparencës (2021), edhe pse asnjë parti ende nuk ka arritur “transparencë aktive të shkëlqyer” ose midis 97 dhe maksimumit prej 120 pikëve.
Shkalla e “transparencës aktive shumë të mirë” u arrit për herë të parë nga 3 parti politike (LSDM, E Majta dhe Aleanca për Shqiptarët) duke fituar ndërmjet 73 dhe 96 pikë”, thuhet në raportin e IRI-t amerikan.

Nga gjithsej katër kategori të transparencës aktive, vlerësimet më të larta për transparencë, Aleanca për Shqiptarët i ka marrë pikërisht në transparencën financiare.

“Një praktikë e shkëlqyer, e krijuar tashmë nga Aleanca për Shqiptarët26 , VMRO-DPMNE27 dhe BDI28, dhe që duhet të ndiqet nga partitë e tjera, është publikimi i shpenzimeve të fushatave zgjedhore në një bazë të dhënash interaktive, nga e cila të dhënat mund të shkarkohen në format të hapur (excel)”, thuhet në raport.

Në raport thuhet se është shumë e rrallë dhe jo e plotë që partitë të publikojnë në faqen e tyre të internetit raportet e auditimit nga ESHA për punën e tyre, edhe pse ESHA publikon rregullisht në faqen e saj të internetit raportet për punën e partive dhe raportet e llogarive për fushatat zgjedhore, por ASH është ndër partitë e pakta që edhe në këtë pjesë kanë shënuar rrezultatet më të larta.

“Vetëm BDI dhe Aleanca për Shqiptarët kanë marrë numrin më të madh të pikëve në vlerësimin e këtij treguesi, pasi kanë publikuar 75%-100% të raporteve të auditimit që janë publikuar në faqen e ESHA-së”, thuhet në raportin e IRI-it.

Aleanca për Shqiptarët, vlerësime tejet të larta ka marrë edhe në kategorinë “Komunikimi me qytetarët”, ku potencohet se vetëm pesë parti kanë arritur mbi 60% përmbushje të treguesve.

“Vetëm pesë (5) parti, LSDM, E Majta, BDI, Aleanca për Shqiptarët dhe PDM, kanë në dispozicion programe nga tre ciklet e fundit zgjedhore”, nënvizon raporti.

Indeksi i Transparencës së Partive Politike u zhvillua në vitin 2021, për të matur shkallën në të cilën partitë politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut zbatojnë vazhdimisht detyrimet ligjore ose zbatojnë praktika të mira të transparencës. Në këtë kuptim, ai është projektuar dhe synuar për aplikim në nivel kombëtar. Burim për matjen e transparencës aktive të Indeksit janë faqet e internetit, si burim kryesor për informimin në kohë të dedikuar për qytetarët dhe janë bazë. Indeksi nuk analizon përmbajtjen ose cilësinë e informacionit të ndarë.
Sipas rezultateve të marra nga matja në vitin 2023, mund të konstatojmë se krahasuar me matjen e mëparshme në vitin 2021, ka një përmirësim të dukshëm në transparencën aktive të palëve, njofton IRI.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Shqiptarët përbëjnë mbi 36% të lindjeve në Maqedoninë e Veriut

Sipas të dhënave të fundit statistikore për vitin 2023, 36.23% e lindjeve të foshnjave të gjalla në Maqedoninë e Veriut i përkasin komunitetit shqiptar. Ky...

Turqi: Arrestohen kryetarët e bashkive Adana, Adijaman dhe Antalia – opozita flet për “hakmarrje politike”

Stamboll, 6 korrik 2025 – Autoritetet turke kanë ndërmarrë një aksion të gjerë ndaj disa bashkive të kontrolluara nga opozita, ku janë arrestuar kryetarët...

Turqia thyen rekord në prodhimin bujqësor, hyn në 7 vendet e para në botë

Prodhimi bujqësor i Turqisë arriti një nivel rekord, duke u rritur nga 68,9 miliardë dollarë në vitin 2023 në 74 miliardë dollarë në vitin...

Përmbytjet katastrofike në Texas, shkon në rreth 60 numri i viktimave

Numri i viktimave nga përmbytjet në Texas është rritur. Sipas mediave të huaja, rreth 60 persona kanë humbur jetën. Guvernatori i qarkut Dan Patrick...

Izraeli, bisedime me Hamas! Netanyahu dërgon delegacion në Doha, palët do flasin me ndërmjetës

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, njoftoi sot se do të dërgojë një delegacion në Doha për të zhvilluar bisedime indirekte me Hamasin, me qëllim...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu