Incidenti mes Gertës dhe Gjestit, Egla Ceno tregon se kush duhet të dalë sonte nga BBV

Egla Ceno ka reaguar për ngjarjen e djeshme (e hënë) që ndodhi në Big Brother VIP Albania.

Kjo pasi Gerta Gixhari i hodhi alkool në sy Gjestit dhe për këtë iu desh të intervenoj për në spital, teksa u largua për pak kohë edhe nga shtëpia.

Në lidhje me këtë ish-banori Julian Deda bëri një krahasim me një skenë me Egla Cenon që ndodhi vitin e kaluar.
Fituesja e Big Brother VIP Albania 3 reagoi po ashtu duke thënë se nuk kishte fare lidhje me të.

Megjithatë, ajo dha mendimin e saj duke shtuar që ky veprim ishte i dhunshëm dhe se Gerta duhet të largohet.

“Jam e sigurt që do të nxjerrin Gertën, ishte gjest i dhunshëm, nuk kishte lidhje fare fare me atë që ndodhi vjet, fare. Vjet unë jam përndjekur për të pirë alkool, mere mere, për të më nxjerr mua si pijanece dhe unë veprova si çdo të vepronte çdo grua tjetër, pije në kokë, shumë në paqe nuk pata agresivitet”, u shpreh ajo.

Tutje theksoi: “Këtë vit nuk kishte lidhje me Gertën, u fut aty për të prishur dasmën, u fut aty lagu Loredanën, ku hynte aty. Unë Gertën e kam pëlqyer vende – vende por gaboi, gaboi. Duhet të dali”.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Emocionon Haradinaj: Çka ka faj nëna ime që është gjallë? (VIDEO)

Në Rubikon në Klan Kosova, kreu i AAK-së, Ramush Haradianj ka folur për nënën e tij, duke theksuar se është e natyrshme të ketë...

“E mirëpres Kurtin dhe LVV-në nëse duan të bëhen pjesë e Qeverisë Haradinaj 3” (VIDEO)

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, i cili po kandidon sërish për kreun e ekzekutivit për zgjedhjet e 28 dhjetorit, ka thënë se do të pranonte LVV-në...

FUSHATA PËRMES ISLAMIT Kurti mburret me investimet e Qeverisë së tij në xhami

Dy javë para zgjedhjeve, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, është mburrur për investimet e pushtetit të tij në xhami. Në një postim në Facebook,...

Guxim që sfidon vdekjen: Myslimani Ahmed al Ahmed, heroi i ndërgjegjes njerëzore

Myslimani Ahmed al Ahmed u shndërrua në simbol të guximit dhe humanizmit në Australi, pasi ndërhyri pa u menduar dy herë gjatë një sulmi...

Protestat në Serbi detyrojnë Vuçiçin të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar zgjedhje të parakohshme parlamentare , të cilat do të shpallen para përfundimit të mandatit të parlamentit aktual,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu