Ilire Dauti e ashpër me Taravarin? Ç’është ky turp?! Ç’është kjo marrëzi?!

Ilire Dauti deputetja e ASH-së së Ziadin Selës, nëpërmjet një postimi ka vënë në dukje veprimet e Taravarit edhe pse ajo nuk përmend asnjë emër por të gjitha fjalët e thëna korespondojnë me lëvizjet politike të Taravarit nga zgjedhjet parlamentare e deri më tash.
Ja çfar shkruan Dauti.
Perla politikanësh, punë zbrazur, gënjeshtra mbushur:
– Nuk ndjehemi fajtorë për atë që kemi bërë, por ajo që bëmë ishte gabim.
– Shqiptarët janë të pakënaqur me Qeverinë. Ne i përfaqësojmë ata, por vazhdojmë të qëndrojmë në Qeveri.
– Në zgjedhjet lokale, për shkak të “rëndësisë”, lejohet bashkëpunimi me këdo. Ndërsa në zgjedhjet parlamentare jo — edhe pse në politikat shtetërore vendoset edhe për komunat.
Ç’është ky turp?!
Ç’është kjo marrëzi?!
Ç’është kjo “kurajo” për garë, ku politikanët maten me gabimet — kush ka më shumë e më të rënda?!
Vetëm kur të vijë dita që gara të bëhet përmes krahasimit të arritjeve, ia kemi arritur si popull.
Deri atëherë, na duhen sy të mprehtë dhe gjykim i kthjellët.
Sepse mashtrimi vishet gjithmonë bukur!

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Serbia merr borxh 19 miliardë euro për blerjen e 12 avionëve Rafale nga Franca

Serbia ka rënë dakord për një kredi prej 1.92 miliardë eurosh me disa banka dhe institucione financiare franceze për të paguar 12 avionë luftarakë...

Taravari përsëri me lojra, Mickoskit i propozon Qeveri me BDI-në, Selës i kërkon të hyjnë bashkë në Qeveri e ta lënë vetë Ahmetin

Arben Taravari siç duket ende nuk e ka ndarë mendjen dhe vazhdon me lojrat politike mes dy taboreve. Siç konfirmoi ditë më parë edhe...

Bela: Në DAP avansohen 40 maqedonas dhe vetëm 1 shqiptarë

Politikologu Valon Bela përmes një postimi në profiline tij në FB ka denoncuar se në Drejtorinë e të Ardhurave Publike janë avansuar rreth 41...

Haradinaj: Kurti e ka dërguar Izet Mexhitin si ‘msit’ për ta kërkuar votën e Adem Hoxhës.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Izet Mexhiti po qëndron në terren në Kosovë, duke kërkuar vota për të siguruar mbështetje për...

Ziadin Sela lideri i parë që viziton shqiptarët e Krushevës, del në mbrojtje të objektit shkollor

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, njëherit deputet i zonës, bashkë me Nënkryetarin, Remzi Mehmedi, takuan banorët shqiptarë të Krushevës të cilët këto...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu