Ibrahimi: Me leje të Ali Ahmetit, shqiptarët u përkufizuan si minoritet në Marrëveshjen e Ohrit!

Kryetari i “Alternativës”, Zeqirija Ibrahimi, në një intervistë për gazetën LAJM, duke folur për paralajmërimet e Gjykatës Kushtetuese për shqyrtimin e disa neneve të Ligjit për Gjuhët, tha se problematizimi i kësaj çështje buron nga lëshimet që janë bërë kur është denifinuar statusi i shqiptarëve në Maqedoni, me Marrëveshjen e Ohrit.

Ibrahimi tha se me leje të idh-udhëheqësit të UÇK-së, Ali Ahmetit, në atë kohë shqiptarët janë definuar si minoritet dhe kjo sipas tij, tani bëhet pengesë që gjuha shqipe të ngritet në të njejtin nivel të përdorimit zyrtarë me maqedonishtën.
“Së pari herë duhet ta dimë që në Marrëveshjen e Ohrit është bërë një gabim shumë i madh, që pastaj na ka ndjekur, dhe si pasoj kemi arritur në këtë gjendje ku sot e kemi edhe gjuhen shqipe. Në kohën kur isha në opozitë kur e thoja këtë ma merrnin për të madhe, më thoshin se kështu flas për arsye opozitare, por ja tash po del që nuk qenë për arsye opozitare, por ka qenë vërtetë përmbajtësore dhe sot po i ndjejmë pasojat e saj. Çfarë dua të them. Ne e dimë që në Marrëveshjen e Ohrit në pjesën e Preambulës, aty ku është definuar shteti, shqiptarët janë radhitur në grupin e minoriteteve, për shkak se, bartës i sovranitetit është bërë kombi maqedonas dhe pastaj është vënë një presje, si dhe pjesë të popullit shqiptarë, turk, vlleh, etj. Kjo në bazë të definicioneve të konventave ndërkombëtare i bjen që shqiptarët janë minoritet. Ky definim i shqiptarëve është bërë me lejen e ish-udhëheqësit të UÇK-së dhe kjo e ka nënkuptuar mënyrën se si është definuar çështja e përdorimit të shqipes zyrtare”, tha Ibrahimi.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Emocionon Haradinaj: Çka ka faj nëna ime që është gjallë? (VIDEO)

Në Rubikon në Klan Kosova, kreu i AAK-së, Ramush Haradianj ka folur për nënën e tij, duke theksuar se është e natyrshme të ketë...

“E mirëpres Kurtin dhe LVV-në nëse duan të bëhen pjesë e Qeverisë Haradinaj 3” (VIDEO)

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, i cili po kandidon sërish për kreun e ekzekutivit për zgjedhjet e 28 dhjetorit, ka thënë se do të pranonte LVV-në...

FUSHATA PËRMES ISLAMIT Kurti mburret me investimet e Qeverisë së tij në xhami

Dy javë para zgjedhjeve, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, është mburrur për investimet e pushtetit të tij në xhami. Në një postim në Facebook,...

Guxim që sfidon vdekjen: Myslimani Ahmed al Ahmed, heroi i ndërgjegjes njerëzore

Myslimani Ahmed al Ahmed u shndërrua në simbol të guximit dhe humanizmit në Australi, pasi ndërhyri pa u menduar dy herë gjatë një sulmi...

Protestat në Serbi detyrojnë Vuçiçin të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar zgjedhje të parakohshme parlamentare , të cilat do të shpallen para përfundimit të mandatit të parlamentit aktual,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu