Grupi militant libanez, Hezbollah në një deklaratë thotë se militantët e tij lëshuan dhjetëra raketa Katyusha duke synuar shtabin e mbrojtjes ajrore të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) në zonën e kazermave Kaila, shkruan CNN, transmeton Alsat.
Në një deklaratë, Hezbollahu deklaroi mbështetjen e tij për popullin palestinez në Gaza dhe rezistencën e tyre kundër sulmeve izraelite në zonat civile.
Hezbollah tha se sulmi u krye në orën 00:35 me orën lokale të së dielës. /Alsat.mk