Haki Abazi: Kadare, i vetmi i kohës së tij që nuk u bë i pasur mbi kurrizin e varfërinë e kombit të tij

Edhe Haki Abazi ka shkruar disa fjalë për shkrimtarin e madh shqiptar që na la sot, Ismail Kadaren. Ai ka përshkruar Kadaren përmes titujve të veprave të tij. Abazi shkruan se Kadare ishte shqiptari që i la botës një thesar të papërsëritshëm. Sipas tij, ai ishte i vetmi i kohës se tij që nuk u bë I pasur mbi kurrizin e varfërinë e kombit të tij.
Postimi i plotë:

Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur, ka ndërruar jetë sot, pas një Darke të Gabuar në Prillin e Thyer të Vajzës së Agamemnonit në Urën me Tri Harqe të ndërtuar në Vitin e Mbrapsht të Trilogjisë për Kosovën, njeriu i Pallatit të Ëndrrave në Qytetin Pa Reklama ku ishte një Përbindësh që në Natën me Hënë dhe Mjegullat e Tiranës bëri Kronikë në Gurë, një Pasardhës që i vinte nga Hija… Aksident në Vitin e Mbrapsht.

Shqiptari që i la botës një thesar të papërsëritshëm. I hyri gjithë botës në mes të zemrës dhe mendjes. Njeriu i madh që kërkoi edhe falje por që kurrë nuk e shkeli popullin e tij për egon e vet. I vetmi i kohës së tij që nuk u be “i pasur” mbi kurrizin e varfërinë e kombit të tij! Popujt e vegjël krijojnë yje të mëdhenjë që shëndrisin mendjet në gjithë rruzullin!
Shpirt rënduar, zemërthyer dhe i lumtur që kam jetuar në epokën e Ismail Kadaresë!

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Diktaturë në veprim: Billbordi që nuk duroi as një orë në Tetovë

Në Tetovë sot u vendos një billbord ku denoncohej shitja e tokës publike me 1 euro/m². Mesazhi ishte i qartë dhe godiste drejt në...

Kërmijt e politikës!

Ashtu siç ngjiten kërmijt nëpër pemë dhe nëpër vende të ndryshme sot po ngjiten edhe njerëzit e zgjedhur të pushtetit njelloj si kërmijt e...

Taravari: Shqiptarët po shtypen, Mickoski nën kontrollin serb, Kurti nuk u mor me ne (Video)

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari, ka ashpërsuar tonet politike duke deklaruar se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut po shtypen sistematikisht nga politika e qeverisë...

Mexhiti: Pa gratë dhe vajzat, demokracia është gjysmake! Çairi është dhe do mbetet shembull i barazisë

Zëvendëskryeministri i parë dhe kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, mbajti një fjalim frymëzues para forumit të gruas...

Raketat balistike kundër Izraelit shkaktojnë hakmarrje vdekjeprurëse në Jemen

Të paktën 6 persona kanë humbur jetën dhe 86 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve ajrore izraelite në kryeqytetin e Jemenit, Sanaw. Sulmet...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu