Grubi i bindur: Zgjedhjet e 8 majit i fiton BDI-ja

Në intervistën e fundit të dhënë për Euronews Albania, Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, ka shpalosur vizionin, për koalicion e gjerë që synon të konsolidojë mbështetjen për rrugën evropiane të vendit dhe të bllokojë ndërhyrjet e huaja, veçanërisht ato ruse.

Grubi ka theksuar se takimet e fundit mes partive që pritet ta formojnë këtë front, kanë qenë të frytshme dhe kanë çuar në formimin e një fronti europian, i cili është ndërtuar me qëllim të qartë për të mbrojtur dhe forcuar aspiratat pro-evropiane të qytetarëve.

Ai ka shtuar se sipas sondazheve, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) pritet të dalë si fitues i qartë i zgjedhjeve, duke e bërë Bujar Osmanin udhëheqës në luftën kundër ndikimit rus dhe duke hapur rrugën për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian, njofton indeks.mk.

“Takimet e djeshme dhe shpresoj këto të sotmet janë shumë të frytshme në drejtim të formimit të frontit Europian të cilin e kemi ndërtuar në këtë formë, për arsye se vërtet po formojmë linjën e frontit për të ndërtuar një digë kundër ndërhyrjes ruse, dhe për të ndërtuar sentimentit te qytetarët tanë pro europës. Kemi bërë koalicion me Lëvizjen Populli dhe jemi në bisedime me zotin Thaçi nga Partia Demokratike Shqiptare, me zotin Sela nga Aleanca për Shqiptarët si dhe me zotin Arianit Hoxha, jemi në bisedime me parti turke, dhe me parti rome dhe me shoqërinë civile dhe do të jetë çështje kohësh kur do ta rumbullaksojmë frontin si një tërsi, dhe fitues absolut i këtyre zgjedhjeve, besoj i keni ndjekur edhe sondazhet të gjitha e nxjerrin BDI-në si fitues absolut të zgjedhjeve si e vetme e as që bëhet fjal si koalicion. Kshtu që Bujar osmani do të jetë fitues, dhe do të jetë pararoja e ndikimit rus, për ta parandaluar ndikimin dhe për ta hapur rrugën drejt BE-së dhe do i hapi dyert për fitore edhe në zgjedhjet parlamentare”, tha Grubi.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kurti: Të gjithë u bashkuan kundër nesh – një situatë e paprecedent në historinë politike

LVV-ja, sipas tij, ka pasur një betejë të jashtëzakonshme, meqenëse në të gjitha këto raste “të gjithë të tjerët janë bashkuar kundër LVV-së” Kryeministri në...

Lloga: Arritja e qëllimit final nga oligarkia për t’i bërë shqiptarët të fragmentuar, në çdo fshat nga një prijës

Ish ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një positmi në profilin e tij në FB ka shkëputur një pjesë nga “Alea iact est” i...

I mbylli lokalin Albin Kurtit/ Flet pronari: Më thanë që po vjen kryeministri, situata po eskalonte dhe rrezikohej…

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar sot Mitrovicën e Jugut. Ai fillimisht kishte planifikuar një ndalesë në një kafe në lagjen Tavnik, ku...

“Retë e zeza qytetin e mbuluan…” – Analisti Gashi del me një postim në lidhje me Mitrovicën

Analisti i njohur, Astrit Gashi ka dal me një postim në lidhje me qytetin e Mitrovicës, Gashi ka publikuar strofa të këngës “Mitrovica” të grupit...

Kryeparlamentari Gashi mori Çmimin Global për Diplomaci në Turqi

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, njoftoi sot përmes një postimi në Facebook se në Alanya të Turqisë ka marrë Çmimin Global për Diplomaci nga...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu