Grenell: Situata në Kosovë më e mirë nën administratën “Trump”, Harrisi s’e di ku është Ballkani!

Ish i dërguari special i presidentit amerikan për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Richard Grenell, u tha gazetarëve në Nju-Jork se nuk ka dyshim se situata në lidhje me Kosovën ishte më e mirë gjatë administrimit të Donald Trumpit, duke shtuar se është i zhgënjyer që gjithçka që u ra dakord derisa Trumpi ishte president dështoi.
“Jam i zhgënjyer që gjithçka që Trumpi bëri mirë në rajon është thyer. Nuk kam nevojë t’ju them juve, as miqve të mi shqiptarë ose njerëzve në rajon në përgjithësi, se situata është më e keqe nën administratën e Bidenit”, tha Grenelli, transmeton Zeri.info.

Ai shtoi se “nuk është i sigurt që Kamala Harris e di se ku është Ballkani”, gjë që, siç thotë, e trishton.

Sipas tij, ajo nuk është e fokusuar në atë çështje.

“Nuk ka dyshim se gjërat ishin më mirë nën administrimin e Trumpit” përsëriti Grenelli.

I pyetur nëse do të zhvillohet miqësia e sinqertë mes SHBA-së dhe Serbisë nëse Trumpi fiton zgjedhjet në SHBA, Grenelli tha se Serbia dhe Amerika janë të lidhura me miqësi të sinqertë, pavarësisht se kush është në krye të SHBA-së, sepse të dy vendet kanë një histori të gjatë të marrëdhënieve.

Ai përcolli gjithashtu se në bisedimet me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, këshilla e tij ka qenë gjithmonë që Serbia të largohet nga Rusia dhe Kina dhe të afrohet me Perëndimin dhe SHBA-në.

“E ardhmja e Serbisë është të jetë gjithmonë me Amerikën, jo me Rusinë dhe Kinën”, shprehet i bindur Grenelli.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kufiri i Bllacës, makth i përditshëm- “One Stop Shop” i VLEN–VMRO vetëm në fjalë

Kufiri i Bllacës, makth i përditshëm – “One Stop Shop” i VLEN–VMRO vetëm në fjalë Pritjet e gjata dhe kolonat kilometrike në kufirin e Bllacës...

Çairi me jehonë prej 12,08%, Saraji 8,77%! Deri në ora 17:00, dalja për Qytetin e Shkupit është dukshëm më e ulët se në raundin...

Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftojnë se jehona e votuesve deri në ora 17:00 në Qytetin e Shkupit është 28,52%, përcjell TV21. Nëse e...

AKI-ja në ora 19:00 live me Arbër Ademi

Aleanca Kombëtare për Integrim njofton se sonte do të mbahet një konferencë për media me Arbër Ademi. Ngjarja do të fillojë në orën 19:00...

KSHZ: Deri në ora 17:00, jehona e votuesve është 39,28%

Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftuan se deri në ora 17:00 , në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale kanë votuar 279,241 qytetarë, ose...

Haqim Ramadani denoncon skandal: Kryetari i komunës së Jegunovcës transporton njerëz në Tenovë

Kandidati për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Haqim Ramadani, ka denoncuar përmes Facebook një rast që e quan të papranueshëm dhe skandaloz. Sipas Ramadanit, kryetari...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu