Gjatë fundjavës priten reshje të shiut dhe stuhi

Nën ndikimin e një aktiviteti ciklonik me qendër mbi detin Jon, gjatë fundjavës (e shtunë dhe e diel më 24/25 maj), moti në Republikën e Maqedonisë do të jetë kryesisht i vranët me reshje shiu që herë pas here do të jenë të dendura dhe me rrebeshe, të shoqëruara lokalisht edhe me bubullima. Lokalisht këto procese mund të shfaqen edhe në formë stuhie

Në disa zona do të bie një sasi e konsiderueshme reshjesh (mbi 30 litra për metër katror).

Edhe në Shkup dhe rrethinë, fundjava do të jetë me reshje. Herë pas here, reshjet do të jenë të dendura dhe me rrebeshe.

Në të njëjtën kohë, nga veriu dhe verilindja do të zbresë një masë ndjeshëm më e ftohtë ajri, e cila do t’i ulë ndjeshëm temperaturat e ajrit, dhe ato do të jenë dukshëm nën mesataren për këtë periudhë të vitit. Për shkak të rënies së temperaturave, nuk përjashtohet mundësia që në malet e larta (mbi 2000 metra lartësi mbidetare) të kemi edhe reshje të dobëta bore.

Rënia më e madhe e temperaturave dhe mot dukshëm më i ftohtë do të kemi veçanërisht të dielën (25 maj), kur temperaturat gjatë ditës do të lëvizin vetëm nga 10 deri në 18 gradë. Depërtimi i ajrit shumë më të ftohtë nga veriu dhe verilindja këtë fundjavë do të shoqërohet edhe me erëra të përforcuara me drejtim verior.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kështu duket fashizmi i Stoilkoviqit

Kush shkon i pari në punë, ka fatin të ulet në karrige. Për tavolinë apo kompjuter pune, as që bëhet fjalë. Kjo është realiteti...

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu