Kështu duket fashizmi i Stoilkoviqit

Kush shkon i pari në punë, ka fatin të ulet në karrige. Për tavolinë apo kompjuter pune, as që bëhet fjalë. Kjo është realiteti në Ministrinë për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, nën drejtimin e Ivan Stoilkoviq, ku punonjësit shqiptarë denoncojnë mobing të hapur, nënçmim sistematik dhe tendencë të qartë për “pastrim” etnik të administratës.

Fotografitë e dërguara në redaksinë e gazetës KOHA zbulojnë fytyrën e vërtetë të asaj që për më shumë se një vit e gjysmë po ndodh në këtë institucion: diskriminim, tallje dhe poshtërim, në një shkallë që nuk është parë kurrë më parë në institucionet shtetërore.

Më shumë se dhjetë persona të ngjeshur në një zyrë të vogël. Disa të ulur në tokë. Pa tavolina pune. Pa kompjuterë. Pa kushte minimale për të kryer detyrën. Firmosin tre herë në ditë për praninë e tyre, sikur të ishin nën hetim penal, ndërsa çdo ditë shkojnë në punë me frikën se do t’i presë vendimi për largim nga puna.

Mbi 70 punonjës shqiptarë, të punësuar dikur përmes Programit K5, që sipas ligjit duhet të shpërndahen në institucionet shtetërore në qytetet prej nga vijnë, Stoilkoviqi ka vendosur t’i bëjë të kundërtën: i ka thirrur të gjithë në Shkup, me një qëllim të vetëm – t’i detyrojë të dorëzohen dhe të largohen vetë nga puna.

Ata që vijnë nga Resnja, Ohri, Struga e Manastiri tashmë janë detyruar të braktisin vendet e punës. Të mbetur janë kryesisht tetovarët, shkupjanët dhe kumanovarët, sepse Stoilkoviqi e di se ata do të rezistojnë më gjatë. Prandaj edhe presioni është i përditshëm, i qëllimshëm dhe poshtërues.

Për ta kompletuar këtë tablo fashiste, Stoilkoviqi filmon vetëm gjysmën e zyrës, fsheh kushtet reale dhe përpiqet të justifikojë largimin e shtatë punonjësve shqiptarë me arsyetimin banal se “kanë fjetur në vendet e punës”. Një pretendim që bie poshtë nga vetë faktet dhe fotografitë, të cilat tregojnë se nuk ka as tavolina e as karrige të mjaftueshme për të qëndruar ulur, e jo më për të “fjetur”.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Shtëpia e Bardhë publikon emrat që do ta udhëheqin Gazën, në mesin e tyre edhe Hakan Fidan

Shtëpia e Bardhë njoftoi të premten anëtarët e një komiteti të ri “teknokratik” që do të mbikëqyrë tranzicionin e pushtetit në Rripin e Gazës,...

Aktori i njohur i humorit, Rezart Veleshnja, pranon Islamin?

Rezart Veleshnja, një ndër aktorët më të njohur të humorit, afirmuar e bërë emër në Portokalli, për të vijuar më pas në performanca të...

Dështon kapja e të dyshuarit për vrasje! I dyshuari nga Batinca ende në arrati, aksioni vazhdon

Mbrëmë policia ka zhvilluar një aksion, duke bastisur disa objekte në fshatin Batincë të Shkupit, në përpjekje për të kapur një të dyshuar për...

Rusia thotë se Putini mori ftesë nga Trump për t’u bashkuar me “Bordin e Paqes”

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha sot se presidenti rus, Vladimir Putin është ftuar të bashkohet me “Bordin e Paqes”, një organ i ri...

SHBA LARGOHET NGA IRAKU! Bagdadi konfirmon fundin e pranisë ushtarake amerikane federale

Qeveria e Irakut ka njoftuar tërheqjen e plotë të forcave amerikane nga të gjitha objektet ushtarake brenda territorit federal të vendit, duke shënuar fundin...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu