Haradinaj: Do ta votojmë për kandidat unifikues edhe Glauk Konjufcën

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka shprehur qëndrimin e partisë së tij lidhur me përkrahjen për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, duke theksuar gatishmërinë për të votuar një kandidat unifikues.

Haradinaj para fillimit të tentimit të 20-të të konstituimit të Kuvendit u shpreh se do ta votonin për kryeparlamentar edhe Glauk Konjufcën.

“Mbaj shpresë që do të propozohet një kandidat unifikues, edhe pse nuk është përgjegjësi e jona. Por, prapë do të japim votën për një kandidat unifikues, si Bogujevci dhe Selimi, por do të mund ta votojmë edhe Glauk Konjufcën”, ka thënë Haradinaj.

I pyetur se a do ta votojë Fatmir Limajn nëse do të jetë kandidat për kryetar të Kuvendit, ai tha se nuk kanë marrë ndonjë vendim të tillë në parti.

“Nuk kemi marr një qëndrim rreth dhe s’mund të jap një mendim për këtë. Kemi situatat pasi rrugëtimi jonë është ndaras”, u shpreh ai.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Mislimi: anketa e rreme ka dalë nga zyra e Lëvizjes BESA, pa lejen dhe miratimin e liderëve të VLEN-it.

Gazetari Rami Mislimi ka zbuluar se kush e ka porositur anketën e VLEN-it, e realizuar gjoja nga IHC por që rezultoi e rreme, njofton...

Kurti dhe Limaj takohen, s’dihet nëse kanë arritur ujdi për krijimin e institucioneve

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe udhëheqësi i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, janë takuar të shtunën, më...

Delegacion nga komuniteti Druz nga Siria🇸🇾 në Tel Aviv, përpiqet t’i puthë dorën presidentit izraelit🇮🇱

Një grup përfaqësuesish nga komuniteti Druz në Siri ka realizuar një vizitë të rrallë në Izrael, në kuadër të një takimi që, sipas burimeve...

Mbyllet autostrada Shkup–Tetovë në të dy drejtimet, qytetarët të përdorin rrugën rajonale

Autostrada Shkup–Tetovë është mbyllur në të dy drejtimet, ka bërë të ditur drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov. Për shkak të situatës...

Çmimi i cigareve në qiell, paralajmërohet rritje enorme

A mundet një titull Komisioni Evropian ka në plan të angazhohet për taksa më të larta mbi produktet e duhanit. Industria e duhanit paralajmëron...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu