Geer porositi që të hetohen ndikimet politike dhe incidenti i dhunshëm në M-NAV!

Emërimet në institucionet publike të bëhen në bazë të meritave, që do të nënkuptonte kualifikim, aftësi, përvoja, të mos i përkasë asnjë partie apo të mos bëhen përmes lidhjeve personale, kështu ka deklaruar euroambasadori, David Geer, duke komentuar zhvillimet e fundit në M-NAV, gjatë një aktiviteti në Ministrinë e Mbrojtjes. Ai shtoi se, ka detyrime kur bëhet fjalë për navigacionin ajror dhe detyrimet ndaj BE-së në aspekt të implementimit të tyre. Këtu sipas tij, përfshihet edhe garantimi i pavarësisë së trupit i cili është përgjegjës për navigacionin ajror si dhe rekrutimi dhe angazhimi që çështjet ligjore të përmbushen dhe që burimet njerëzore të përdoren në një mënyrë që do të garantojë sigurinë dhe efikasitetin e shërbimit të navigimit.

“Kur bëhet fjalë për pretendimet e ndryshme në aspekt të ndikimeve të jashtme politike ju bëjmë thirrje autoriteteve të hetojnë dhe të veprojnë. Kur bëhet fjalë për pretendimet në aspekt të hyrjes në objekt, kërcënimet dhe dhuna, ato janë çështje që duhet të hetohen dhe nëse ka shqetësim duhet të reagohet në lidhje me atë” – tha David Geer, euroambasador.

Për ministren e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, incidenti në M-MAV është i papranueshëm dhe nuk duhet të ketë kompromis për sigurinë. Ajo tha se gjykata duhet ta rishqyrtojë vendimin e saj.

“Nuk pajtohem me vendimin e Gjykatës dhe mendoj se duhet ta rishqyrtojnë vendimin, nuk dua të ndikojë në vendimet nga pozicioni i ministrit të Mbrojtjes, por mendoj se duhet ta marrin më seriozisht këtë situatë, do të kenë kohë shtesë” – tha Petrovska.

Nga ana tjetër kryeministri Dimitar Kovaçevski kërkon që të zgjerohet inspektimit i punës dhe funksionimit të M-NAV. Ai tha se, Navigacioni i Maqedonisë është në nivel të një kompanie familjare në të cilën ka të punësuar deri në gjeneratën e tretë dhe për këtë ka konflikte që zakonisht ndodhin në shtëpi.

“Duhet të merremi më seriozisht me atë institucion, jo vetëm Qeveria por edhe “Eurokontrolli”. Financimi i tyre është prej aty. Ka disa aspekte të cilat duhet të analizohen. Mendoj se ajo kompani është shndërruar në kompani familjare. Punësimi ka arritur deri më brezin e tretë. Kryetari i sindikatës, babai i tij ka punuar aty, vëllai i tij punon aty. Ata funksionojnë si familje. Ka aq shumë rastësi në atë organizatë” – tha Kovaçevski.

Në lidhje me zhvillimet në M-NAV ka reaguar edhe presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, i cili gjatë ditës së djeshme realizoi edhe një takim me përfaqësuesit e sindikatës së kontrollorëve të fluturimeve, revolta e të cilëve kundër punësimeve partiake, nxiti edhe një incident të dhunshëm javën e kaluar. Pendarovski kërkoi zbardhje të plotë të incidentit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjeorgjievski njofton se u larguan nga puna 371 persona dhe fton institucionet për hetim të keqpëdorimeve në Higjienën Komunale

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjeorgjievski, pasi mori mandatin e të parit të kryeqytetit, ka dalë në terren dhe ka njoftuar se që...

Elezi “thumb” Hoxhës: Nga hyzmeqar i Alisë, tani i vardiset VLEN-it

Eksponenti politik i koalicionit VLEN, Afan Elezi, përmes një postimi në Fejsbuk ka reaguar ndaj disa ish përfaqësuesve të afërt me sistemin e mëparshëm...

Dukagjini: Xhandarmeria serbe u fut edhe më 15 tetor brenda kufirit, Sveçla e Policia asnjë zë, KFOR-i e konfirmon

Në fshatin Rakinicë të Podujevës, ushtarë të armatosur të xhandarmërisë serbe kanë kaluar kufirin duke hyrë në territorin e Kosovës. Pamjet ekskluzive të siguruara...

Abdixhiku- Kurtit: Ua vodhe të ardhmen studentëve, tash provon t’ua blesh me 100 euro

Sot, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, vetëm tre ditë para balotazhit të 9 nëntorit, ka njoftuar se është bërë pagesa për grupin e parë...

Dalin detaje të reja mbi ngjarjen e kobshme në Tetovë – E ndjera ishte në lidhje dashurie me…

Mbrëmë në orët e vona Tetova u godit nga një lajm i kobshëm. Një vajzë e re 24-vjeçare kishte humbur jetën pasi që kishte...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu