FOTO/ Nuk donte të paguante 165 euro për riparimin e makinës, babai rreh barbarisht vajzën 33-vjeçare me hanxhar

Një influencuese 33-vjeçare në Brazil është dhunuar në mënyrë barbare nga babai i saj 54-vjeç, i cili e ka rrahur me një hanxhar pasi ata nuk ranë dakord për pagesën e një borxhi që lidhej me riparimin e makinës.

Fotot e postuara nga 33-vjeçarja Bruna Tsuchiya tregojnë plagët e shkaktuara nga sulmi i supozuar i babait të saj në hotelin që drejton familja e tyre. 33-vjeçarja, e cila është dentiste, u tha oficerëve se babai i saj 54-vjeçar e ndoqi me një hanxhar që mori nga zyra.

Ajo tha se pas sulmit nga i ati, kishte thirrur të ëmën për ndihmë para se të tentonte të arratisej, por pa sukses, pasi kur arriti në garazh ajo u rrëzua duke i dhënë mundësinë 54-vjeçarit ta tërhiqte nga flokët dhe ta rrihte me hanxhar.

“Kam jetuar një makth, kam përjetuar ndjenjën se jeta ime do të përfundojë papritur. Isha i sigurt se kjo do të ishte dita ime e fundit nga një baba që do të vriste fëmijën e tij. Si e gjeti guximin ta bënte një gjë të tillë?” u shpreh 33-vjeçarja në një postim në Instagram . Nga ana e tij, 54-vjeçari ka dhënë një version tjetër, duke pretenduar se vajza e tij ka shkuar ta takojë për të marrë një pjesë të fitimeve nga hoteli për llogari të nënës së saj. Sipas tij, të dy janë konfliktuar pasi ajo nuk ka pranuar të paguajë 165 euro për riparimin e makinës së saj. Sipas përshkrimit të tij, ka qenë 33-vjeçarja që ka marrë me vete një hanxhar duke nxjerrë armën dhe duke e vënë atë në këmbë.

Sipas një media braziliane nëna e 33-vjeçares ishte pajisur me një urdhër ndalimi në nëntor 2023 duke e akuzuar 54-vjeçarin për dhunë në familje.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kurti: Të gjithë u bashkuan kundër nesh – një situatë e paprecedent në historinë politike

LVV-ja, sipas tij, ka pasur një betejë të jashtëzakonshme, meqenëse në të gjitha këto raste “të gjithë të tjerët janë bashkuar kundër LVV-së” Kryeministri në...

Lloga: Arritja e qëllimit final nga oligarkia për t’i bërë shqiptarët të fragmentuar, në çdo fshat nga një prijës

Ish ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një positmi në profilin e tij në FB ka shkëputur një pjesë nga “Alea iact est” i...

I mbylli lokalin Albin Kurtit/ Flet pronari: Më thanë që po vjen kryeministri, situata po eskalonte dhe rrezikohej…

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar sot Mitrovicën e Jugut. Ai fillimisht kishte planifikuar një ndalesë në një kafe në lagjen Tavnik, ku...

“Retë e zeza qytetin e mbuluan…” – Analisti Gashi del me një postim në lidhje me Mitrovicën

Analisti i njohur, Astrit Gashi ka dal me një postim në lidhje me qytetin e Mitrovicës, Gashi ka publikuar strofa të këngës “Mitrovica” të grupit...

Kryeparlamentari Gashi mori Çmimin Global për Diplomaci në Turqi

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, njoftoi sot përmes një postimi në Facebook se në Alanya të Turqisë ka marrë Çmimin Global për Diplomaci nga...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu