Foshnja që u braktis në QKUK nuk arrin të mbijetojë, nëna iku nga Klinika

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku një foshnjë e cila ishte braktisur nga nëna, ka ndërruar jetë.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda QKUK-së kanë bërë me dije se gruaja kishte lindur foshnjën e saj në javën e 22 dhe e njëjta po trajtohej në QKUK.

Rastin e ka konfirmuar drejtori i Klinikës, Zef Ndrejaj, i cili tha se faktikisht bëhet fjalë për abort dhe sipas tij, ka gjasa që nëna e cila ka ikur nga spitali, ka stimuluar lindjen e parakohshme.

Ndrejaj bëri të ditur se bazuar në rregullat e Klinikës, kanë lajmëruar edhe Policinë lidhur me rastin dhe të njëjtit po e shqyrtojnë.

“Faktisht është abort në javën e 2o dhe e ka braktis nana e vet, edhe nuk ka lindë e vdekun por mbas një kohe, fëmija 20 javësh normalisht që nuk mundet me mbijetu. Ajo [nëna] e ka braktisë dhe për shkak që e ka braktisë, Policia është kah merret me to. Normalisht rasti është në Polici se na e kemi rregull me lajmëru Policinë, organet edhe janë t’u e shqyrtu rastin kush është ajo, cka është ajo se ka ikë edhe prej klinike ajo. Mirëpo është në javën e 22, merret si abort ajo. Me siguri ka stimulu diku lindjen jashtë, ka marrë naj tabletë, ka ardhë këtu dhe qashtu. Po me ato raste merren Policia. Është abort. Deri në javën 23-24 merret si abort”, tha Ndrejaj për Sinjalin.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’.

Ndryshe, rastin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale.

“Viktima foshnje e cila ishte duke u trajtuar në QKUK, në rrethana ende të panjohura ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML”, thuhet në njoftimin e Policisë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Emocionon Haradinaj: Çka ka faj nëna ime që është gjallë? (VIDEO)

Në Rubikon në Klan Kosova, kreu i AAK-së, Ramush Haradianj ka folur për nënën e tij, duke theksuar se është e natyrshme të ketë...

“E mirëpres Kurtin dhe LVV-në nëse duan të bëhen pjesë e Qeverisë Haradinaj 3” (VIDEO)

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, i cili po kandidon sërish për kreun e ekzekutivit për zgjedhjet e 28 dhjetorit, ka thënë se do të pranonte LVV-në...

FUSHATA PËRMES ISLAMIT Kurti mburret me investimet e Qeverisë së tij në xhami

Dy javë para zgjedhjeve, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, është mburrur për investimet e pushtetit të tij në xhami. Në një postim në Facebook,...

Guxim që sfidon vdekjen: Myslimani Ahmed al Ahmed, heroi i ndërgjegjes njerëzore

Myslimani Ahmed al Ahmed u shndërrua në simbol të guximit dhe humanizmit në Australi, pasi ndërhyri pa u menduar dy herë gjatë një sulmi...

Protestat në Serbi detyrojnë Vuçiçin të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar zgjedhje të parakohshme parlamentare , të cilat do të shpallen para përfundimit të mandatit të parlamentit aktual,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu