Lotaria Shtetërore për herë të parë drejtohet nga një shqiptar. Pse po ngritet kaq pluhër?

Në dhjetor të vitit 2008 është themeluar Shoqëria Aksionare me emrin Lotaria Shtetërore e Maqedonisë me seli në Shkup. Por, si e tillë dhe me 100 për qind aksione në pronësi të shtetit ka funksionuar shumë më herët.

Sigurisht, ju kujtohet Super Bingo dhe Igor Xhambazov. Ishte një spektakël telviziv që transmetohej në televizionin publik në fillim të viteteve të ’90-ta. Ju kujtohet sigurisht edhe asistentja e tij me emrin Natali dhe fraza e tij e njohur: Natali, jepi njeriut!

Në pjesën më të madhe të mbamendjes së opinionit publik, njohurit për këtë institucion të shtetit, fillojnë dhe mbarojnë me Tv Bingo, Natalin, Igorin dhe ndonjë parashtresë apo prapashtesë që lidhen me lojrat e fatit.

Ky ka qenë letërnjoftimi i Lotarisë Shtetërore për shumicën e popullatës, dhe në veçanti popullatën shqiptare. Për mbi tre dekada në pluralizëm, dhe për më tepër në sistemin monist, shqiptarët kanë qenë vetëm pjesëmarrës në lojrat e fatit, shitës rruge të biletave apo telespektatorë.

Për herët parë në historikun e këtij institucioni, një kuadër i përkatësisë entinke shqiptare merr drejtimin vetëm në vitin 2022. Nga ky moment fillon beteja mediatike.

Nga kjo kohë, Lotaria shtetërore është vënë në fokus të opinionit publik përsa i përket aspektit menaxherial. Media dhe parti politike, janë vënë në lëvizje për të komentuar vazhdimisht funksionimin e këtij institucioni. Po të vërehen raportimet e mëhershme të mediave, Lotaria shtetërore përmendet vetëm për fituesit e çmimeve apo dhurim donacionesh.

Brenda kësaj kohe, vazhdimisht është raportuar për ndarjen e tenderëve, reklamave, qiratë dhe çdo detal tjetër rreth funksionimit të këtij institucioni. Ndjekësit e mediave, mund të vërejnë që tendenca e informimit rreth funksionimit të Lotarisë Shtetërore ka filluar me emërimin e Përparim Bajramit në krye të këtij instutcioni.

Më herët, sikur kjo shoqëri aksione të mos kishte funksionuar fare, të mos kishte bërë furnizime publike e të mos kishte marrë lokale me qira për nevojat e institucionit.

Vënia në shënjestër e këtij institucioni nën drejtimin e Bajramit, pa dyshim që ka një dozë tendence. Kur me institucionin menaxhonin drejtorët e mëhershëm, sikur atje të mos kishte ndodhur asnjë zhvillim. Sikur të mos ishte bërë asnjë prokurim publik.

Në Maqedoninë e Veriut prokurimet e institucioneve shtetërore janë të centralizuara dhe bëhen konform Ligjit dhe përmes Byrosë për Prokurime Publike. Prokurimet zhvillohen përmes sistemit elektronik dhe në transparencë të plotë.

Thirrjet janë publike dhe mund të konkurojnë të gjitha palët e interesuara.

Në shikim të parë, raportimet në media tërheqin vëmendje nga apostrofimi i firmave që janë shpallur fitues të furnizimeve publike. Janë subjekte afariste me pronarë shqiptarë.

Krijohet përshtypja që pikërisht këtu qëndron problemi. Po të ishte Boganci në vend të Kumanovës, Strumica në vend të Tetovës apo Gjevgjelia në vend të Shkupit, ndoshta nuk do të vërehej aspak.

Po të ishte ndonjë firmë me prefiks Filip, Daniel, Igor apo Pavle, ndoshta nuk do të binte në sy. Apo po të ishte ndonjë pronar me emrin Zoran, Goran apo Boban, nuk do të paraqiste ndonjë problem.
Në shikim të parë, këto përkufizime të editorialit mund të interpretohen si tendencioze, por qëllimi nuk është këtu.

Qëllimi është që raportimet në media duhet të fokusohen tek mënyra procedurale e prokurorimeve, ligjshmëria e furnizimeve të kryera publike.

Në qoftë se ka shkelje ligjore, konflikt interesi apo çfarë do shkelje ligjore, atëherë le të denoncohet dhe instutucionet e shtetit le të veprojnë.

Për derisa nuk përmenden procedurat e prokurimeve publike por emrat e subjekteve pjesëmarrëse, raportimet janë të cekëta dhe lejnë hapësirë për të shfaqur dyshime që raportimet janë përgatitur në saje të paragjykimeve.

Dhe pse lindin këto dyshime. Në të gjitha këto raportime, nuk përmendet një statistikë e rëndësishme që ndërlidhet me përfaqësimin adekuat. Asnjë raportim në media, nuk shkruan që sa ishte përfaqësimi i shqiptarëve para se në krye të këtij institucioni të vinte Bajrami, dhe sa është sot.

Nisur nga të gjitha këto vërejtje, natyrshëm lind pyetja që kujt po i pengon që këtë institucion e drejton një shqiptar dhe kujt po i pengon që në prokurimet publike po marrin pjesë edhe subjekte tregëtare me pronarë shqiptarë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Bilanc tragjik gjatë protestave në Iran! Të paktën 5 mijë persona të vrarë, mes tyre qindra personel sigurie

Të paktën 5,000 persona janë vrarë në protestat në Iran, përfshirë rreth 500 personel sigurie, tha të dielën një zyrtar iranian në rajon, duke...

Nura: Vullnet i qytetarëve është devijuar, Prokuroria të veprojë shpejt dhe ashpër – Çdo hezitim është bashkëfajësi

Fadil Nura ka deklaruar se rinumërimi i votave ka konfirmuar dyshimet për devijim të procesit zgjedhor dhe të vullnetit të qytetarëve, raporton GazetaBlic.Ai e...

Pas zgjedhjeve në rizgjedhje? Krasniqi: Fitorja e Kurtit po e fut Kosovën në krizë, ja çfarë po ndodh në të vërtetë

Ish-kandidati për deputet i AAK-së, Dardan Krasniqi, në një lidhje të drejtpërdrejtë në “Ora News” komentoi situatën politike në Kosovë, duke theksuar sfidat e...

Studentët në Serbi kthejnë protestat në fushatë politike, Vuçiç i trembet zgjedhjeve të parakohshme

Serbia ka hyrë de facto në një periudhë parazgjedhore që nga fillimi i vitit 2026, edhe pse data e zgjedhjeve parlamentare ende nuk është...

Bajrami e LDK-së kërkon rinumërim të votave në gjithë Kosovën

Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kërkuar rinumërimin e votave në të gjithë Kosovën. Bajrami, mes tjerash, ka apeluar edhe...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu