Fetai: Nuk mbahet mend opozitë më e korruptuar se kjo e BDI-së

Nuk mbahet mend të kemi opozitë kaq të dobët, të pa ditur, të korruptuar se kjo aktualja e BDI-së. Këto komente vijnë nga zv.kryeministri për Qeverisje të mirë dhe transparencë Arben Fetai. Fetai përmes një reagimi në rrjetet sociale, uron që sa më parë opozita të reformohet dhe në të të shohim figura të reja kredibile, me çka sipas tij, do mund të bëheshin korrektohet të pushtetit.

“Demokracia ka nevojë për opozitë të fortë dhe kredibile. Debati kontradiktor e detyron pushtetin që të shpjegojë (mos)veprimin e tij, të korrigjohet dhe për rrjedhojë, të përmirësohet, dhe kjo i kontribuon të mirës së përgjithshme. Prandaj të gjithë demokratët duhet të shqetësohen me gjendjen e opozitës në vendin tonë. Nuk mbahet mend opozitë më jo kredibile, më e paditur dhe më e korruptuar se kjo e BDI-së me satelitët. Unë si demokrat, nuk i gëzohem këtij fakti dhe uroj që një ditë e më pare, opozita të reformohet, me njerëz të rinj dhe pa afera, të cilët do të kenë kredibilitetin dhe legjitimitetin për të kontrolluar dhe korrigjuar pushtetin” shkruan Fetai.

Ndryshe, BDI me kalimin në opozitë, pritet që për shumë figura kyçe të saj që kishin funksione publike, të dalin para organeve të drejtësisë. Jo më larg se ditën e sotme MPB njofti se ka iniciuar kallëzim penal kundër nipit të liderit të BDI-së, Drin Ahmeti i cili ka marr koncensione të dyshimta për gërmime të mineraleve në Kërçovë nga ministria e Ekonomisë kur këtë dikaster e drejtonte Kreshnik Bekteshi, po ashtu nga Kërçova.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Mbi 99% e votave të numëruara, ky është rezultati i zgjedhjeve në Kosovë

KQZ ka publikuar rezultatin e 99,45% të votave të numërua nga zgjedhjet e së dielës në Kosovë, përcjell in7.tv. Sipas tyre, Vetëvendosje ka 49,28% ose...

Lista Serbe akuzohet për shkelje të rregullores zgjedhore gjatë heshtjes zgjedhore në veri të Kosovës

Lista Serbe po akuzohet për shkelje të Rregullores Zgjedhore Nr. 07/2024 gjatë ditës së votimit në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës,...

Davutoğlu paralajmëron: “Njohja e Somalilandit nga Izraeli është pjesë e një strategjie për të rrethuar Turqinë, Egjiptin dhe Arabinë Saudite”

Ish-kryeministri turk Ahmet Davutoğlu ka reaguar ashpër ndaj njoftimeve për mundësinë e njohjes së Somalilandit nga Izraeli, duke e cilësuar këtë si një lëvizje...

Adnan Azizi: Un jam garanca për Gostivarin, zgjidhni Nevzat Bejtën

Në Pallatin e Kulturës në Gostivar, u mbajt konventa promovuese e koalicionit VLEN, ku u prezantua kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit, Nevzat...

“Me i thanë sot jo Albin Kurtit është njejtë si me i thane JO Millosheviçit ne 98-tën”, deklarata e ashpër e Shalës

Një deklaratë e analistit politik Azdren Shala, e bërë publike sot dhe që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale në Kosovë, ka ngjallur reagime...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu