Familjet e viktimave të tragjedisë në Koçan refuzuan takim me Mickosin

Familjet e të rinjve që humbën jetën tragjikisht në zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan e kanë refuzuar ftesën për takim me kryeministrin Hristijan Mickoski, e cila ishte caktuar për më 13 maj në Shkup. Në një njoftim për mediat, ata sqarojnë se ftesa nga Qeveria ka arritur me vonesë dhe rikujtojnë se më herët kishin kërkuar që takimi të mbahej në Koçan, pasi disa nga prindërit nuk janë në gjendje të udhëtojnë për shkak të pasojave nga tragjedia, transmeton Portalb.mk.

“Menduam se propozimi për takim në Koçan ishte i arsyeshëm dhe i justifikuar, veçanërisht sepse disa nga prindërit nuk janë në gjendje të udhëtojnë për shkak të pasojave nga tragjedia”, thuhet në letrën e familjeve.

Ata theksojnë se qëndrimi i tyre nuk është një konsensus i plotë, por pasqyrë e mendimit të shumicës mes tyre.

Përveç refuzimit të takimit, familjet njoftuan edhe organizimin e një tubimi paqësor me moton “Marshi i engjëjve”, i cili do të mbahet më 10 maj (e shtunë) në Koçani, me fillim në ora 16:05. Me këtë marsh, ata duan të shprehin dhimbjen, të kërkojnë drejtësi dhe t’u kujtojnë institucioneve se një tragjedi e tillë nuk duhet të përsëritet kurrë.

Në zjarrin që ndodhi më 16 mars në diskotekën “Pulse” në Koçan, po atë ditë, jetën e humbën 59 persona, ndërsa më 4 prill, më 7 prill dhe 17 prill, ndërruan jetë edhe tre persona të tjerë, duke e çuar numrin total të viktimave në 62. Nga zjarri mbetën 196 të lënduar që u trajtuan brenda dhe jashtë vendit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rama pas vizitës në Hagë: Në zemër të Evropës po ndodh padrejtësi ulëritëse

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pasi ka përfunduar vizitën tek ish-presidenti Hashim Thaçi, Gjykatën Speciale e ka quajtur “godinë ku luhet teatri i turpit...

Nga 20 minuta për krerët e UÇK-së në fjalët përfundimtare – Haga mbyll provat dhe dëshmitarët

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi do të kenë mundësinë të ngrihen në këmbë edhe një herë në sallën e gjyqit...

Brenda Telefonit të Faruk Mujkës Mesazhet që tregojnë si u koordinua me Dejona Mihailin dhe Artane Rizvanollin për punësim ilegal

Në publik, më 1 dhjetor të vitit 2022, Ndërmarrja Hidro-Ekonomike Ibër Lepenci njoftonte se zotëri Faruk Mujka, përmes një procesi të ligjshëm të përzgjedhjes,...

Gjykata hedh poshtë aktakuzën ndaj Klinakut për kanosjen e Kurtit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën për hedhjen e aktakuzës ndaj Faton Klinakut dhe ka vendosur të pushojë procedurën penale ndaj tij për...

Punonte shërbyes për të luajtur futboll: Historia e dhimbshme që formoi yllin Myrto Uzuni

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Myrto Uzuni ka rrëfyer fillesat e tij në futboll dhe veshtirësitë që ka kaluar, të cilat i kanë dhënë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu