Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa zyrtarisht nën hetim nga SPAK, u sekuestrohet një apartament dhe i shtohet një akuzë

Prokuroria e Posaçme ka marrë zyrtarisht nën hetim kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij Ajola Xoxa.

SPAK thotë se pas kryerjes së veprimeve hetimore në kuadër të këtij procedimi penal, Prokuroria e Posaçme ka arritur në konkluzionin se ekzistojnë të dhëna konkrete që të çojnë në dyshimin e arsyeshëm se shtetasit nën hetim Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa kanë konsumuar edhe elementët e veprës penale të “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Deri më tani, Veliaj dhe Xoxa po hetoheshin vetëm për veprat penale. Sakaq, Veliajt i ngarkohet edhe akuza “refuzim për deklarimin, mosdeklarimin, fshehja ose deklarimi i rreme i pasurive”.
Po ashtu, me kërkesë të SPAK dhe vendim të GJKKO është sekuestuar një pasuri lloji apartament në zonën e Selitës dhe një shtesë, të regjistruara në ASHK në emrin e subjektit “A.K. Shpk. SPAK dyshon se çifti Veliaj- Xoxa kanë interesa pasurore faktike mbi këto dy pasuri.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedimin penal Nr. 27 të vitit 2024, që bën fjalë për veprat penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 260, 245, 287/2, 257/a/2, 305/b e 301 i Kodit Penal.

Pas kryerjes së veprimeve hetimore në kuadër të këtij procedimi penal, Prokuroria e Posaçme ka arritur në konkluzionin se ekzistojnë të dhëna konkrete që të çojnë në dyshimin e arsyeshëm se shtetasit nën hetim E. V. dhe A. X. kanë konsumuar edhe elementët e veprës penale të “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal. Për këtë shkak, më datë 20.05.2025 emrat e këtyre shtetasve janë regjistruar në regjistrin e njoftimit të veprave penale, duke i atribuuar veprën penale cituar më lart.

Në vijim, me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme të datës 20.05.2025, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin Nr. 342 Akti datë 22.05.2025 ka vendosur:

1. Caktimin e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, mbi pasurinë e paluajtshme:

Pasuria nr. dhe shtesë me numër pasurie, ‏regjistruar në ASHK në emër të subjektit tregtar “A. K.” shpk;

Nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se shtetasit nën hetim E. V. dhe A. X. kanë interesa pasurore faktike mbi dy pasuri (njëra prej të cilave shtesë pasurie), të cilat janë fqinje me apartamentin që ndodhet në Selitë, (rezidenca Kodra e Diellit), ku aktualisht këta shtetas jetojnë.

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Çitaku: Krimi po merr përmasa galopante, faturën e paguajnë qytetarët

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas lajmit se Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka...

Merret vendimi! Burg i përjetshëm për anëtarin e ‘Hellbanianz’

Një nga emrat më të njohur të grupit “Hellbanianz”, Sabajet Shuti – i njohur ndryshe si “Skilla” – është dënuar me burgim të përjetshëm...

511 miliardë fuçi naftë të zbuluara në Antarktidë mund të nxisin Luftën e Tretë Botërore – Ja pse!

Pikat kryesore të historisë Luftë Botërore? Antarktida është një zonë që nuk lejohet të eksplorohet për përfitime financiare personale nga asnjë shtet. Rusia ka zbuluar...

Vdekja e 27-vjeçarit, reagon Kurti: Abuzuesit nuk do të kenë strehë në institucione

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me rastin tragjik të vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në Lipjan, në duart e...

Netanyahu: Izraeli nuk kërkon të zhvendosë banorët e Gazës, por i lejon ata të largohen nëse duan

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu këmbëngul se Izraeli nuk po kërkon të zhvendosë me forcë palestinezët, por thjesht dëshiron t’u ofrojë atyre që janë të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu