“Déjà Vu” – Njëjtë si një vit më parë, Taravari thërret Kuvend Partie “sot për nesër”

Në një veprim që përkujton skenarin e një viti më parë, kryetari i njërës pjesë të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka njoftuar sot mbajtjen e një mbledhjeje të jashtëzakonshme të Kuvendit të Partisë, për ditën e nesërme, 23 maj 2025, ora 19:30 në sallën e ish-Komitetit në Kumanovë. Thirrja, e bërë me urgjencë vetëm një ditë para zhvillimit, ka nxitur reagime dhe komente për përpjekje për të mbajtur kontrollin ndaj strukturave partiake përballë zhvillimeve të fundit brenda opozitës shqiptare.

Ngjarja rikthen kujtesën e një situate të ngjashme në maj të vitit 2024, kur Taravari organizoi po ashtu një Kuvend Partie në mënyrë të ngutshme, për t’i paraprirë Kuvendit të Ziadin Selës në përpjekje për të ruajtur pozitën e kretarit të partisë dhe pozitat e mbështetësve të tij të ngushrë brenda partisë. Sot, historia duket se përsëritet – këtë herë për t’i paraprirë një tjetër mbledhjeje të paralajmëruar: Kuvendit që pritet të organizohet nga krahu i Arben Fetait.

Në ftesën e publikuar nga vetë Taravari thuhet se iniciativa vjen nga 2/3 e anëtarëve të Kuvendit të Partisë dhe se mbledhja thirret në bazë të nenit 64 të Statutit Partiak. Rendi i ditës përfshin:
1. Diskutim për situatën aktuale politike në vend
2. Të ndryshme

Ky zhvillim ndodh në një kohë kur Aleanca për Shqiptarët është përfshirë nga tensione të brendshme dhe largime të njëpasnjëshme nga figura kyçe të partisë, përfshirë edhe përkrahës të mëhershëm të Taravarit që tani pozicionohen përkrah Arben Fetait dhe koalicionit VLEN.

Nxitimi për thirrjen e Kuvendit “sot për nesër” shihet si një përpjekje për të mbajtur nën kontroll mbështetësit brenda strukturës partiake dhe për të penguar mobilizimin e krahut të kundërt. Rasti përforcon përshtypjen se në Aleancë po zhvillohet një betejë e brendshme për legjitimitetin politik dhe drejtimin e ardhshëm të subjektit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

14 aeroplanë mallrash nga SHBA-ja dhe Gjermania mbërrijnë në Izrael me pajisje ushtarake

Katërmbëdhjetë aeroplanë ushtarakë mallrash nga SHBA-ja dhe Gjermania, të ngarkuar me pajisje dhe furnizime për të mbështetur ushtrinë, kanë mbërritur në Izrael mes konfliktit...

Eksluzive: BDI arrin marrëveshje me dy krahët e ASh-së, nga 3 komuna për Selën dhe Taravarin

Pas një takimi të zhvilluar ndërmjet kreut të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, dhe dy grupimeve të ndara të Aleancës për Shqiptarët,...

Skender Rexhepi-Zejd: Fronti për Europë do të jetë fitues apsolut i të gjitha komunave

Kryetari i partitë Populli, Skender Rexhepi ka theksuar se Fronti për Europë në zgjedhjet e Tetorit do të jetë fitues apsolut i zgjedhjeve pasi...

Ferid Veseli, ndër të parët në Maqedoninë e Veriut me licencë UEFA si trajner kondicional

Pas përfundimit me sukses të një programi gjashtëmujor trajnimi në Shqipëri, Ferid Veseli nga Shkupi ka marrë zyrtarisht licencën e UEFA-s si trajner kondicional....

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu