Elmi Aziri për TV21: Nuk pajtohemi që BDI të bëjë marrëveshje me VMRO-DPMNE

Mospajtime në Frontin europian që në fillimin e punës së Kuvendit. Me vendimin e 4 deputetëve të ASH-së nga krahu i Selës të cilët nuk e votuan ligjin për riorganizimin e ministrive, po ashtu nuk pajtohen që opozita të lidhë marrëveshje me deputetët e VMRO-DPMNE-së, sa duket e prishi bashkimin brenda koalicionit. Elmi Aziri i cili mori pjesë në grupin e negociatave si përfaqësues i ASH-së, për TV21 thotë se ata menjëherë kanë sugjeruar se nuk pajtohen me këtë mënyrë të veprimit. Tha se tani për tani mbeten pjesë e FE por nëse vazhdojnë mospajtimet, paralajmërojnë se do të largohen nga koalicioni.

 “Ky është fillim, do të shohim se si do të veprojnë anëtarët e Frontit, si do të veprojnë në të ardhmen. Këtë logjikë të veprimeve nuk do ta përkrahnim të jem i sinqertë. Ne mbetemi pjesë e Frontit por e mbrojmë autonominë tonë gjatë sjelljes së vendimeve dhe nëse ka çështje të mëdha me të cilat nuk pajtohemi, kuptohet se tashmë nuk mund të funksionojmë. Gjatë funksionimit, nuk është e domosdoshme që të pajtohemi 100%, por nëse nuk pajtohemi 90%, nuk shoh arsye që të mbetemi pjesë e Frontit. Do të shohim se si do të zhvillohen punët më tej”, tha Elmi Aziri nga Fronti Europian.

Sipas Azirit, Komisioni Ad-hok për ndjekjen e përfaqësimit të drejtë që e ka kërkuar BDI gjatë dakordimit për përkrahjen e ligjit, është punë jo serioze dhe nuk paraqet asgjë, për shkak se siç thekson, përveç institucioneve në nivel shtetëror, përfaqësimin e drejtë e kontrollojnë edhe disa komisione të kuvendit.

 “Ne nuk u pajtuam me këtë, neve na dukej formimi i komisioneve joserioze,  kuvendi ka disa komisione. Njëri prej këtyre komisioneve është komisioni anketues. Që nesër mund të mblidhet Komisioni anketues, ta tregojë qëndrimin dhe vendimin e tij, të shkojmë në institucionet përkatëse dhe të shohim se si është përfaqësimi. Ky komision i panevojshëm

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

LSDM: Qeveria VMRO-VLEN e përfshirë në privatizimin skandaloz- privatizuesi serb i ‘Stopanska Bankës- Manastir’ lidhet me Milan Radojçiqin

LSDM ka publikuar akuzat e radhës ndaj qeverisë së Hristijan Mickoskit, duke pretenduar se privatizimi i “Stopanska Bankës Sh.A Manastir” është pjesë e një...

Debati për emigrantët ndez skenën politike: kryeministri akuzon Filipçen për frikësim të qytetarëve

Autoritetet duhet ta ndjekin penalisht liderin e LSDM-së, Venko Filipçe, për frikësimin e qytetarëve se Maqedonia do të mbushet me emigrantë në pranverë, kërkoi...

Peci merr detyrën si kryetar i Mitrovicës nga Hamza: Kam ardhur i armatosur që t’i dal zot qytetit

Kryetari i ri i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci ka pranuar sot zyrtarisht detyrën nga ish kryetari i këtij qyteti, Bedri Hamza. Peci në betimin...

Bankieri i Vuçiçit në zemër të Maqedonisë?- LSDM: ‘Alta Banka’ e Vuçiçit u fut në Maqedoni si dhuratë për VMRO-DPMNE-në

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) në opozitë, konkretisht ekipi i saj i ashtuquajtur antikorrupsion, sot njoftoi “bombë” të re, përkatësisht ata prezantuan gjetjet për...

Dalin pamje nga vendi ku u rrëzua avioni me dy shtetas të Kosovës në Liqenin e Mavrovës

Një avion i vogël është rrëzuar në Liqenin e Mavrovës gjatë ditës së sotme. Në avion kanë qenë dy persona, prej të cilëve njëri...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu