E rëndë: Tetovari humb jetën në autostradën “Arbër Xhaferi” , ishte ndalur në shiritin emergjent

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte në autostradën “Arbën Xhaferi”.

Lajmi u konfirmua për Klankosova.tv nga zëdhënësi i policisë Bajram Krasniqi.

Ai bëri të ditur se në aksident ishin të përfshira tri vetura.

“Rreth orës 20:40, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradën ‘Arbër Xhaferi’. Njoftimit i janë përgjigjur njësitet policore, të cilat nga vendi i ngjarjes (autostradë, kilometri i parë, drejtimi Prishtinë-Lipijan), raportojnë se në aksident janë përfshirë tri vetura. Dyshohet që si pasojë e aksidentit, sipas ekipit mjekësor, një person ka humbur jetën. Në vend-ngjarje kanë dalë njësitet e patrullës së autostradës dhe ata të hetimeve të cilët janë duke kryer shikimin dhe procedurat e parapara për vend-ngjarje”, tha ai.

Portali Sinjali mëson se viktima është nga Tetova, i cili është përplasur nga një veturë në lëvizje dhe për pasojë ka humbur jetën në vend.

Sipas informacioneve të para, vetura e viktimës dhe një veturë tjetër kanë qenë të ndalura në autostradë, ndërsa i ndjeri ka qenë jashtë automjetit kur një automjet tjetër e goditi.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Adnan Azizi: Un jam garanca për Gostivarin, zgjidhni Nevzat Bejtën

Në Pallatin e Kulturës në Gostivar, u mbajt konventa promovuese e koalicionit VLEN, ku u prezantua kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit, Nevzat...

“Me i thanë sot jo Albin Kurtit është njejtë si me i thane JO Millosheviçit ne 98-tën”, deklarata e ashpër e Shalës

Një deklaratë e analistit politik Azdren Shala, e bërë publike sot dhe që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale në Kosovë, ka ngjallur reagime...

Ish-krerët e UÇK-së votuan nga Haga për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Ish-krerët e UÇK-së, tashmë kanë votuar për zgjedhjet e parakohshme të së nesërmes. Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi. Ky i...

BDI: Pa falje, pa dorëheqje! Poshtërimi i administratorëve shqiptarë vazhdon

Kryeministri ende nuk ka kërkuar falje për akuzat e pabazuara dhe fyese që u bëri publikisht administratorëve shqiptarë në Ministrinë për Marrëdhënie Ndëretnike, duke...

Voton Albin Kurti: “Shpresoj që pjesëmarrja të jetë masive”

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, votoi në Prishtinë rreth orës 9:40. “Shpresoj që pjesëmarrja të jetë masive”, tha Kurti para...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu