Duraku: VMRO-ja po e destabilizon vendin me aleancën politike Mickoski-Orban-Putin-Vuçiq

Deputeti Sadulla Duraku nga Fronti Europian, në seancën e sotme të Frontit Europian tha se qeveria e re po e dërgon Maqedoninë e Veriut drejt destabilizimit, dhe këtë e vërteton dhe aleanca e dyshimtë politike Mickoski-Orban-Putin-Vuçiq”.

“Ne duhet të kemi dashuri për vendin, e kuptoj dashurinë për vendin. Dashuria për vendin është të mos injorosh një komb tjetër që fiton me votë të lirë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Nuk votuan për një Maqedoni si shtet unitar, ky qëndrim i tyre e destabilizon vendin, nuk mund të ketë stabilitet ekonomik dhe politik pa një respekt të bashkësie në Maqedoninë e Veriut që janë në Kushtetutë si shtetformues. Popullata e dytë në Maqedoninë e Veriut janë shqiptarët, dhe 46 për qind janë komunitetet jashtë popullatës maqedonase. Si do të udhëhiqet ky shtet me pragmatizëm politik, mesa duket politika pro ruse po vendos dorën e saj në udhëheqjen e vendit.

VLEN-i u bë patericë e Mickovskitë, më mirë të thuhet vazal. Këtu është një aleancë Mickoski-Orban-Putin-Vuçiq. Këtë aleancë e shfaqi haptazi edhe mandatari Hristijan Mickovski, me bashkëpunimin me Viktor Urban, siduket Hungaria ka interes të nxisë destabilizim me popujt e rajonit. Kjo është e injicuar nga Hungaria të bëjë shkëputjen e Vojvodinës dhe ta marrë si pjesë e Hungarisë. Ky skenar është i bërë nga Moska nga Vlladimir Putin. Mickoski këtë e vërtetoi me vendosjen si zëvendëskryeministir të Ivan Stoilkoviqit. Unë këtu kam një fotografi të aktorëve që merren me destabilizimin e Ballkanit. Partitë shqptare duhet të unifikohen që ta luftojnë këtë fenomen”, tha Duraku./tvklan.mk/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Adnan Azizi: Un jam garanca për Gostivarin, zgjidhni Nevzat Bejtën

Në Pallatin e Kulturës në Gostivar, u mbajt konventa promovuese e koalicionit VLEN, ku u prezantua kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit, Nevzat...

“Me i thanë sot jo Albin Kurtit është njejtë si me i thane JO Millosheviçit ne 98-tën”, deklarata e ashpër e Shalës

Një deklaratë e analistit politik Azdren Shala, e bërë publike sot dhe që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale në Kosovë, ka ngjallur reagime...

Ish-krerët e UÇK-së votuan nga Haga për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Ish-krerët e UÇK-së, tashmë kanë votuar për zgjedhjet e parakohshme të së nesërmes. Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi. Ky i...

BDI: Pa falje, pa dorëheqje! Poshtërimi i administratorëve shqiptarë vazhdon

Kryeministri ende nuk ka kërkuar falje për akuzat e pabazuara dhe fyese që u bëri publikisht administratorëve shqiptarë në Ministrinë për Marrëdhënie Ndëretnike, duke...

Voton Albin Kurti: “Shpresoj që pjesëmarrja të jetë masive”

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, votoi në Prishtinë rreth orës 9:40. “Shpresoj që pjesëmarrja të jetë masive”, tha Kurti para...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu