Kur seminari për studentë bëhet “sukses diplomatik” për Facebook

Nga “vizitat zyrtare” tek fotot me tinejxherë – politika e mashtrimit me kartolinë

Është bërë modë në politikën shqiptare të rajonit që disa “liderë” provincash t’u hipin avionëve për në SHBA, futen në ndonjë seminar të hapur të Partisë Republikane (zakonisht evente publike me qasje të lirë), bëjnë ndonjë foto me ndonjë figurë periferike të së djathtës amerikane – dhe më pas kthehen në Ballkan duke e shitur këtë si “marrëveshje strategjike” ose “bashkëpunim ndërkombëtar”.

E vërteta është shumë më banale: në këto salla ka më shumë kamera sesa vendimmarrës. Shumë nga ata që dalin në foto janë tinejxherë amerikanë që marrin pjesë në panele të hapura, ndonjë praktikant a student politik, dhe të vetmit që kanë ndonjë titull real janë aty për të bërë propagandë për CPAC-in – jo për të lidhur aleanca me ndonjë parti nga Maqedonia apo Shqipëria që as nuk dinë t’i shqiptojnë.

Këta politikanë tanë s’kanë lidhje me vendimmarrjen amerikane. Ata thjesht blejnë akses në një ambient, shtyjnë ndonjë karrige që të duken në foto, e pastaj manipulojnë opinionin publik në vendin e tyre duke e kthyer një turizëm politik në “arritje historike”.

Kjo nuk është diplomaci. Është teatër. Dhe është fyerje për çdo qytetar që pret zgjidhje reale për problemet e veta. Nuk ka marrëveshje. Nuk ka bashkëpunim. Ka vetëm një fotoreportazh të shtrenjtë që shitet si investim politik

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Lista Serbe akuzohet për shkelje të rregullores zgjedhore gjatë heshtjes zgjedhore në veri të Kosovës

Lista Serbe po akuzohet për shkelje të Rregullores Zgjedhore Nr. 07/2024 gjatë ditës së votimit në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës,...

Davutoğlu paralajmëron: “Njohja e Somalilandit nga Izraeli është pjesë e një strategjie për të rrethuar Turqinë, Egjiptin dhe Arabinë Saudite”

Ish-kryeministri turk Ahmet Davutoğlu ka reaguar ashpër ndaj njoftimeve për mundësinë e njohjes së Somalilandit nga Izraeli, duke e cilësuar këtë si një lëvizje...

Adnan Azizi: Un jam garanca për Gostivarin, zgjidhni Nevzat Bejtën

Në Pallatin e Kulturës në Gostivar, u mbajt konventa promovuese e koalicionit VLEN, ku u prezantua kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit, Nevzat...

“Me i thanë sot jo Albin Kurtit është njejtë si me i thane JO Millosheviçit ne 98-tën”, deklarata e ashpër e Shalës

Një deklaratë e analistit politik Azdren Shala, e bërë publike sot dhe që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale në Kosovë, ka ngjallur reagime...

Ish-krerët e UÇK-së votuan nga Haga për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Ish-krerët e UÇK-së, tashmë kanë votuar për zgjedhjet e parakohshme të së nesërmes. Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi. Ky i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu