Diplomati turk: Mbështesim Kosovën për të arritur pozitën e merituar në arenën ndërkombëtare!

Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan është shprehur se ndihet si në shtëpinë e tij në Prishtinë.

Kjo deklaratë e tij erdhi në konferencën e përbashkët me homologen e saj të Kosovës, Donika Gërvalla, pas takimit që zhvilluan.

“Dua ta shpreh kënaqësinë time që ndodhem në Prishtinë, dhe në të vërtetë veten e ndiej si në shtëpi”, u shpreh Fidan.

Fidan thotë se populli i Kosovës nuk është vetëm mik i Turqisë, por janë vëllezërit e motrat e tyre.
“Kosovarët nuk janë vetëm miqët tanë, janë edhe vëllezërit e motrat tona. Ne duam që lidhjet e palëkundura mes nesh, të zhvillohen në mënyrën më të mirë të mundshme”.

Ndër të tjera, ministri i Jashtëm deklaron se Turqia ka mbështetur dhe mbështet Kosovën në arritjen e saj të merituar në arenën ndërkombëtare.

“Folëm dhe për zhvillimet e fundit në Ballkan dhe se çfarë mund të bëhet për arritjen e stabilitetit në rajon. Ne si Turqi mbështesim Republikën e Pavarur të Kosovës dhe vlerësojmë se ajo të qëndrojë në këmbët e saja. Ne kemi mbështetur Kosovën që nga fillimi për ta arritur pozitën e saj të merituar në arenën ndërkombëtare, dhe mbështetja jonë do të vazhdojë. Forcat e NATO-s dhe KFOR-it kanë rol të rëndësishëm në Kosovë në vendosjen e sigurisë. Është krenari që shohim komandantin tonë që vazhdon të ketë suksese këtu në Kosovë”, tha Fidan.

“Qëllimi ynë është të sjellim një vizion gjithëpërfshirës në marrëdhëniet tona, sigurinë, politikën dhe ekonominë i konsiderojmë tri shtylla kryesore të bashkëpunimit tonë”.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Emocionon Haradinaj: Çka ka faj nëna ime që është gjallë? (VIDEO)

Në Rubikon në Klan Kosova, kreu i AAK-së, Ramush Haradianj ka folur për nënën e tij, duke theksuar se është e natyrshme të ketë...

“E mirëpres Kurtin dhe LVV-në nëse duan të bëhen pjesë e Qeverisë Haradinaj 3” (VIDEO)

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, i cili po kandidon sërish për kreun e ekzekutivit për zgjedhjet e 28 dhjetorit, ka thënë se do të pranonte LVV-në...

FUSHATA PËRMES ISLAMIT Kurti mburret me investimet e Qeverisë së tij në xhami

Dy javë para zgjedhjeve, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, është mburrur për investimet e pushtetit të tij në xhami. Në një postim në Facebook,...

Guxim që sfidon vdekjen: Myslimani Ahmed al Ahmed, heroi i ndërgjegjes njerëzore

Myslimani Ahmed al Ahmed u shndërrua në simbol të guximit dhe humanizmit në Australi, pasi ndërhyri pa u menduar dy herë gjatë një sulmi...

Protestat në Serbi detyrojnë Vuçiçin të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar zgjedhje të parakohshme parlamentare , të cilat do të shpallen para përfundimit të mandatit të parlamentit aktual,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu