Debati për rishikimin e buxhetit, Stojanovska: A po fluturojnë gomarët siç u premtuat qytetarëve?

Dita e tretë e debatit për rebalancin e buxhetit. Opozita kritikon se me tejkalimin e arkës shtetërore nuk do të ketë para për paga më të larta dhe investime kapitale. Punëtorët do të marrin të ardhura më të larta, u përgjigjën deputetët e shumicës parlamentare, duke theksuar se me rebalancin sanohet cunami ekonomik i LSDM-së dhe BDI-së. Nga ai ekonomik, debati kaloi në politik.

“Qytetarëve të Maqedonisë i ka ardhur në maje hunde nga shifrat, ju i keni lënë pa para, ju nga viti 2017 deri në vitin 2024 u premtuat se do të fluturojnë gomarë, a po fluturojnë këto gomarë? Andaj jeni këtu ku jeni. Për shkak se shpenzonit para për formimin e grupit të Viberit për komunikim, andaj jeni këtu, për shkak se gomari nuk fluturonte kolege”, tha Dafina Stojanovska, VMRO-DPMNE.

“Kolege gomarët nuk fluturojnë, por 2.2 milion duhet të paguhen si dënim të kthehen paratë nga fondet europiane për keqpërdorimin e parave që i keni bërë në vitin 2016. Kështu që në kohë kur nuk e udhëhiqte atë institucion LSDM-ja, flasim nga viti 2016, kontrollojeni këtë”, shtoi Daniella Nikollovska, LSDM.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ligji për lojërat e fatit ‘fle’ në Kuvendin e RMV-së, zvarritet miratimi

Ndonëse se u promovua me shumë bujë si një hap i madh për mbrojtjen e të rinjve, propozim-ligji për lojërat e fatit me të...

Vuçiqi nga Brukseli: Nesër t’i vendosim sanksione Rusisë dhe ta njohim Kosovën, kështu pranohemi në BE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një konferencë për media në Bruksel të martën mbrëma tha se Serbia do të pranohej në Bashkim Evropian...

Pesë vjet nga arrestimi i Thaçit dhe të tjerëve

Sot bëhen pesë vjet nga arrestimi i ish-presidentit Hashim Thaçi, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit. Me rastin e kësaj dite, Organizata e Veteranëve të Luftës...

Kryetari i parë mysliman i New Yorkut – fjalët e para të Mamdanit pas fitores, goditje e ashpër për Trumpin

Demokratët fituan në tri gara të martën në zgjedhjet e para të mëdha që kur Donald Trump rifitoi presidencën, duke ngritur një brez të...

Ibrahimi: Haqim Ramadanin nuk e lamë të vetëm, por ai e braktisi VLEN-in? (VIDEO)

Lideri i Alternativës, Zeqirja Ibrahimi, ka komentuar strategjinë e fushatës së kandidatit të VLENI-së, Haqim Ramadani, në komunën e Bërvenicës gjatë rrethit të dytë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu