Dauti: Në Kuvend ligji që mund të lë 260 mijë qytetarë jashtë përfaqësimit – 66% shqiptarë

Deputetja e ASH-së, Ilire Dauti ka alarmuar për seancën e sotme të Kuvendit që sipas saj është në rrezik përfaqësimi i 260 mijë qytetarëve, për shkak të shlyerjes së tyre, ku 66% janë shqiptarë.

Sipas saj, në shtator të vitit të kaluar, në heshtje dhe pa asnjë kundërshtim nga pjesëmarrësit në Qeveri, kaloi vendimi për përjashtimin e 260.000 qytetarëve nga përllogaritja për përfaqësim në punësime, buxhet dhe pushtet lokal.

“Prej tyre, 66% janë shqiptarë, mbi 172.900 persona. Tani, ky vendim po tentohet të bëhet ligj, përmes ndryshimeve në Ligjin për vetëqeverisjen lokale, që nesër do të jetë në seancë plenare në Kuvend”, shkruan deputetja Ilire Dauti.

Postimi i plotë i deputetes Ilire Dauti i publikuar mbrëmë:

Nesër (28.05.2025) në Kuvend – në rrezik përfaqësimi i 260.000 qytetarëve, shumica shqiptarë!

Në shtator të vitit të kaluar, në heshtje dhe pa asnjë kundërshtim nga pjesëmarrësit në Qeveri, kaloi vendimi për përjashtimin e 260.000 qytetarëve nga përllogaritja për përfaqësim në punësime, buxhet dhe pushtet lokal. Prej tyre, 66% janë shqiptarë, mbi 172.900 persona.

Tani, ky vendim po tentohet të bëhet ligj, përmes ndryshimeve në Ligjin për vetëqeverisjen lokale, që nesër do të jetë në seancë plenare në Kuvend. Kjo nënkupton që mërgata jonë – pjesë e pandarë e popullit – të fshihet nga numri i këshilltarëve në komunat tona.

Kjo nuk është vetëm padrejtësi statistikore, por një goditje e rëndë ndaj përfaqësimit politik të shqiptarëve dhe të gjithë qytetarëve që jetojnë jashtë përkohësisht, por që mbajnë lidhje të forta me vendlindjen.

Vetëm nga ndarja e kredisë hungareze, vendbanimet shqiptare morën afro 8.5 milionë euro më pak. Tash po zvogëlohet edhe numri i këshilltarëve.

Të flasim me fakte tani, që të mos mbetemi duke numëruar pasojat më vonë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Shqiptarët s’e duan Amerikën”, fjalët e Albin Kurtit – shkaktarit për ndëshkimin e Kosovës nga ShBA (VIDEO)

Ishte viti 2016, kur Albin Kurti, me zë të lartë tha ca fjalë për popullin e shtetit që konsiderohet më pro-amerikan në Evropë. “Shqiptarët nuk...

Adnan Azizi kundër shkrirjes së Lëvizjes BESA në VLEN. Dita e martë, ditë vendimtare: A do të shkatërrohet VLEN apo do të krijohet?

Një emër që arriti të bëhet pjesë e qeverisë edhe pse humbi në zgjedhjet parlamentare vazhdon të mbetet një enigmë. A do të vazhdojë...

Paralajmërime për luftë civile në Izrael

Mediat izraelite dhe ato botërore kanë përqendruar vëmendjen në pasojat e luftës së vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, si dhe përfundimin e...

Pendarovski: Elita politike thotë NATO, por de fakto dëshiron të jetë në “botën tjetër”

CIVIL-i e publikon transkriptin e plotë të intervistës ekskluzive të rëndësishme me Prof. Dr. Stevo Pendarovski, ish-President i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe...

Sela s’e shmang debatin për pjesëmarrje në qeveri

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, deklaroi se vendimi për pjesëmarrjen e mundshme të partisë në Qeveri, do të merret nga Kuvendi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu