Bytyqi: Nuk garoj për kryetar të LSDM-së, nuk do të ndahet me tej partia

Deputeti i LSDM-së Fatmir Bytyqi ka deklaruar se nuk do të kandidoj për kryetar të LSDM-së. Ai ka shkruar në Facebook se këtë e bën për shkak të parandalimit të fragmentimit dhe polarizimit të mëtutjeshëm të anëtarësisë së tyre.

FATMIR BYTYQI, DEPUTET I LSDM-SË
“Misioni im politik shtrihet përtej funksioneve dhe ndarjeve partiake, ai vë në spikamë bashkëpunimin, dialogun dhe mirëkuptimin e ndërsjellë, që mund të arrihen ndryshe nga tani, duke i kthyer vlerat socialdemokratike. Një gjë e tillë është krejtësisht ndryshe nga traditat e mëparshme politike të sjelljes ndaj shtetit, madje edhe ndaj partisë. Pres dhe besoj se ideologjia dhe vlerat do të bëjnë ndryshimin dhe dallimin, fillimisht në LSDM, e më pas edhe në shtet.

Ai tha se nuk pranojnë më kompromise me vlerat themelore socialdemokratike siç është bërë në dy vitet e fundit e më shumë.

Bytyqi dha dorëheqje nga pozita e nënkryetarit të partisë si rezultat i humbjes së madhe të LSDM-së në zgjedhjet e dyfishta parlamentare dhe presidenciale, shkak I së cilës do të bëhen edhe zgjedhjet brendapartiake. Zgjedhjet brendapartiake të LSDM-së do të mbahen më 30 qershor./shenja

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Emocionon Haradinaj: Çka ka faj nëna ime që është gjallë? (VIDEO)

Në Rubikon në Klan Kosova, kreu i AAK-së, Ramush Haradianj ka folur për nënën e tij, duke theksuar se është e natyrshme të ketë...

“E mirëpres Kurtin dhe LVV-në nëse duan të bëhen pjesë e Qeverisë Haradinaj 3” (VIDEO)

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, i cili po kandidon sërish për kreun e ekzekutivit për zgjedhjet e 28 dhjetorit, ka thënë se do të pranonte LVV-në...

FUSHATA PËRMES ISLAMIT Kurti mburret me investimet e Qeverisë së tij në xhami

Dy javë para zgjedhjeve, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, është mburrur për investimet e pushtetit të tij në xhami. Në një postim në Facebook,...

Guxim që sfidon vdekjen: Myslimani Ahmed al Ahmed, heroi i ndërgjegjes njerëzore

Myslimani Ahmed al Ahmed u shndërrua në simbol të guximit dhe humanizmit në Australi, pasi ndërhyri pa u menduar dy herë gjatë një sulmi...

Protestat në Serbi detyrojnë Vuçiçin të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar zgjedhje të parakohshme parlamentare , të cilat do të shpallen para përfundimit të mandatit të parlamentit aktual,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu