Bujar Osmani do të kërkojë në Qeveri që të shqyrtohet pjesëmarrja e RMV-së në Open Ballkan

Bujar Osmani ka bërë të ditur se ne një seancë të mbyllur të Qeverisë, do ta informojë këtë të fundit për sulmin në Banjskë të Kosovës dhe të shqyrtohet pjesëmarrja e RMV-së në Open Ballkan, transmeton TV21.

Osmani tha se ka informacione se Serbia është e përfshirë direkt në sulmin në Banjskë ku tha se ka thyer shtyllat bazë të inicativës së Open Ballkan dhe shtoi se pas sulmit, nuk ka marrë pjesë në aktivitetet e kësaj nisme.

“Kur ndodhi sulmi në Banjskë të Kosovës, unë pata një deklaratë ku thash se kjo shkon në kundërshtim të idesë bazë të iniciativës, sepse ideja bazë ishte paqja. Nëse ka përzierje direkte të Beogradit në Banjskë, atëherë duhet të shqyrtohet sepse i thyen shtyllat e idesë bazë. Meqë tani kam më shumë informacione se çfarë ka ndodhur në Banjskë, planifikoj që në seancë të mbyllur në Qeveri ta informoj Qeverinë dhe Qeveria do të vendos se si do të veprojë. Pas Banjskës, unë nuk kam marrë pjesë në aktivitetet e “Ballkanit të Hapur”, tha Osmani.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Voton Lumiri: Sot me votë përcaktoni fatin e Republikës tonë!

Votën e ka hedhur edhe kryetari i LDK-së dhe njëherë kandidati për kryeministër Lumir Abdixhiku. Pasi kreu obligimin e tij qytetar, Abdixhiku foli edhe për...

Revista amerikane Politico: Kurti një populist që e ka izoluar Kosovën

Pas gati një viti paralize politike, Kosova i rikthehet kutive të votimit të dielën, në një proces që mund të përcaktojë nëse vendi do...

“Shqiptarët s’e duan Amerikën”, fjalët e Albin Kurtit – shkaktarit për ndëshkimin e Kosovës nga ShBA (VIDEO)

Ishte viti 2016, kur Albin Kurti, me zë të lartë tha ca fjalë për popullin e shtetit që konsiderohet më pro-amerikan në Evropë. “Shqiptarët nuk...

Adnan Azizi kundër shkrirjes së Lëvizjes BESA në VLEN. Dita e martë, ditë vendimtare: A do të shkatërrohet VLEN apo do të krijohet?

Një emër që arriti të bëhet pjesë e qeverisë edhe pse humbi në zgjedhjet parlamentare vazhdon të mbetet një enigmë. A do të vazhdojë...

Paralajmërime për luftë civile në Izrael

Mediat izraelite dhe ato botërore kanë përqendruar vëmendjen në pasojat e luftës së vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, si dhe përfundimin e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu