“Branitellat”, Mickoski: LSDM-ja e propozoi ligjin për të krijuar tensione etnike

Kryeministri Hristijan Micoski thekson se LSDM nuk ka dorëzuar ligj pasi ua mendojnë të mirën branitellave, por për të shkaktuar tensione ndëretnike. Sipas të parit të ekzekutivit, opozita maqedonase bashkë me atë shqiptare, në mungesë të propozimeve për ekonomi dhe mirëqenie më të mirë për qytetarët, në periudhën në vazhdim do të luajnë në kartën etnike. Mickoski, paralajmëron se ngjarje të tilla do të ketë edhe në periudhën në vazhdim, por shteti është këtu për ta mbrojtur sigurinë.

“Fillimisht duhet ta dini se “branitellat” e kanë pasur, e kanë dhe do ta kenë pa mëdyshje mbështetjen time. Ky ligj i cili dje ishte në rend dite është dorëzuar nga deputetja Sllavjanka Petrovska, gjegjësisht nga LSDM. Është interesante që kur votohej nevoja për miratimin e rendit të ditës, LSDM e lëshoi seancën. Pse këtë e theksoj, pasi që vetë deputetja dhe LSDM, nuk e dorëzojnë ligjin pasi që ua mendojnë të mirën branitellave, por e dorëzojnë që të krijojnë gjendje të këtillë, të cilën e parashtroni në pyetjen tuaj. Që të krijojnë tensione etnike, të krijojnë padurueshmëri etnike e kështu me radhë. Pasi që ajo është karta, me të cilën edhe ata, edhe partitë tjera opozitare pa dallim nëse janë nga blloku maqedonas ose shqiptar do të luajnë në periudhën që vijon”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryeministër.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Lista Serbe akuzohet për shkelje të rregullores zgjedhore gjatë heshtjes zgjedhore në veri të Kosovës

Lista Serbe po akuzohet për shkelje të Rregullores Zgjedhore Nr. 07/2024 gjatë ditës së votimit në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës,...

Davutoğlu paralajmëron: “Njohja e Somalilandit nga Izraeli është pjesë e një strategjie për të rrethuar Turqinë, Egjiptin dhe Arabinë Saudite”

Ish-kryeministri turk Ahmet Davutoğlu ka reaguar ashpër ndaj njoftimeve për mundësinë e njohjes së Somalilandit nga Izraeli, duke e cilësuar këtë si një lëvizje...

Adnan Azizi: Un jam garanca për Gostivarin, zgjidhni Nevzat Bejtën

Në Pallatin e Kulturës në Gostivar, u mbajt konventa promovuese e koalicionit VLEN, ku u prezantua kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit, Nevzat...

“Me i thanë sot jo Albin Kurtit është njejtë si me i thane JO Millosheviçit ne 98-tën”, deklarata e ashpër e Shalës

Një deklaratë e analistit politik Azdren Shala, e bërë publike sot dhe që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale në Kosovë, ka ngjallur reagime...

Ish-krerët e UÇK-së votuan nga Haga për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Ish-krerët e UÇK-së, tashmë kanë votuar për zgjedhjet e parakohshme të së nesërmes. Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi. Ky i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu