Borrell: Takimi me ministrat nga Ballkani Perëndimor, dëshmon se sa i rëndësishëm është rajoni për BE’në

Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian do zhvillojnë takimin tradicional me homologët e tyre nga Ballkani Perëndimor.


Ky takim do mbahet në margjinat e takimit të rregullt të shefave të diplomacisë evropiane të shteteve anëtare të BE-së.  Kosovën në këtë takim e përfaqëson ministrja e jashtme Donika Gërvalla.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Jospe Borrell në fillim të takimit ministror ka theksuar se takime me gjashtë ministrat nga Ballkani Perëndimor dëshmon se sa i rëndësishëm është rajoni për Bashkimin Evropian.

“Do të diskutojmë propozimet e fundit të komisionit për zgjerim, do këmbëngulim në nevojën për të ndjekur më nga afër politikën tonë të jashtme. Disa vende nuk kanë harmonizuara politikat me politikën e jashtme të BE-së, si dhe sanksionet”, ka porositur Borrell.

Sipas paralajmërimeve nga selia e BE-së, gjatë takimit të përbashkët me ministrat e rajonit do trajtohet situata e sigurisë në Ballkanin Perëndimor si dhe bashkëpunimi mes BE-së dhe vendeve të rajonit në fushën e politikës së jashtme dhe sigurisë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Arabia Saudite, rruga më e drejtë në botë: 240 kilometra pa asnjë kthesë

Arabia Saudite mban një rekord unik në Librin Guinness: “Highway 10” është rruga më e gjatë e drejtë në botë, me plot 240 kilometra...

Gjimnazi “7 Marsi” në Tetovë organizon punëtori për bullizmin dhe dhunën me nxënësit e viteve të para

Sot, në Gjimnazin “7 Marsi” në Tetovë është zhvilluar një punëtori edukative me temë “Bullizmi dhe Dhuna”, e organizuar nga psikologia e shkollës, znj....

Lladrovci përshëndet dorëheqjen e Krasniqit, mbështet Bedri Hamzën për kryetar të PDK-së

Ramiz Lladrovci ka përshëndetur vendimin e Memli Krasniqit për t’u dorëhequr nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, përcjell TV21. Lladrovci thotë...

Memli Krasniqi jep dorëheqje nga postin i kryetarit të PDK-së

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, sot pritet të jap dorëheqjen nga posti i udhëheqësit të partisë. Burimet e gazetës Nacionale kanë bërë me dije se...

VMRO, Levica dhe LSDM bashkuan forcat për Butelin, shqiptarët humbën shansin historik për kryetar dhe përfaqësim në këshill

Në komunën e Butelit është mbyllur një nga garat më të ndjeshme politike të këtij cikli zgjedhor, ku për herë të parë shqiptarët kishin...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu