Blinken dhe Llavrov në tryezë të përbashkët në Shkup? Osmani: Llavrov nuk është në vizitë dypalëshe, por vetëm në Samitin e OSBE

Vetëm 4 ditë para fillimit zyrtarë të Këshillit ministror të OSBE-së në Shkup, shefi i diplomacisë dhe kryesues i OSBE-së, Bujar Osmani, ende nuk mund të konfirmojë detajet rreth aterrimit të avionit të ministrit rus për punë të jashtme, Sergej Llavrov. Osmani thotë se trajtimi i ardhjes së Llavorvit do të jetë i njëjtë sikur ai në Kombet e Bashkuara në New York.

“Në kapacitetin nacional kuptohet edhe unë si ministër për punë të jashtme do të isha kundër, por këtu ministri rus për punë të jashtme nuk vjen në vizitë bilaterale. Vendimi i BE-së në lidhje me sanksionet është i qartë, me përjashtim të ngjarjeve në lidhje me OSBE-në dhe organizatat tjera ndërkombëtare, për shkak se Llavrov ishte në Nju Jork, tani në shtator në SHBA, por në Kombet e Bashkuara e jo në SHBA. Edhe këtu nuk vjen në Shkup, nëse vjen, por vjen në OSBE”, tha Bujar Osmani, ministër i Punëve të Jashtme.

Nga ana tjetër agjencia ruse TASS informon se Maqedonia ka lejuar ministrin rus që të aterojë në aeroportin e Shkupit dhe me këtë do të marrë pjesë në Këshillin ministror të OSBE-së. Në agjendën e ngjarjeve në ditën e parë, përkatësisht më datë 29 të këtij muaji, është paraparë darkë e përbashkët e ministrave të OSBE-së. Po a do të ulen në tavolinën e njëjtë Llavrov me ministrin ukrainas dhe sekretarin amerikan Blinken?

“Në darkën joformale e pres sekretarin amerikan të shtetit Blinken. Në cilën pjesë nga tre ditët do të jetë ministri i Federatës ruse, nuk mund ta them për momentin. Kuptohet që nuk mund të presim që të gjithë të qëndrojnë 3 ditë. Megjithatë ata janë persona të rëndësishëm që do të vijnë në një pjesë të caktuar të ngjarjes dhe do të largohen. A do të përputhen terminët e qëndrimit të tyre, nuk mund ta them. Mendoj se mund të ketë angazhime të tjera paralele”, sqaroi Osmani.

Për ditët e mbajtjes së Këshillit ministror të OSBE-së, MPB do të ndërmarrë masa adekuate sigurie.

“Plotësisht jemi të gatshëm, të gjitha shërbimet dhe SPB Shkup, Departamenti për mbrojtjen e personave dhe objekteve të caktuar, njësia për qen, njësiti ajror, d.m.th. të gjithë marrim pjesë, sigurisht edhe institucionet tjera. Unë pres që e gjithë kjo të kalojë në rend sa më të mirë. Apeloj deri te qytetarët të kenë durim gjatë ditëve të mbajtjes së Samitit dhe të respektojnë urdhrat e nëpunësve policorë”, u shpreh Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendshme.

Arritja e delegacioneve pritet që të fillojë të premten më 28 nëntor, ndërsa Samiti do të zgjasë dy ditë, përkatësisht më 29 dhe 30 nëntor, për të cilat Qeveria vendosi që të jetë ditë jo-pune për pjesën më të madhe të të punësuarve në Shkup.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Haradinaj: Opozita mund ta bëjë Qeverinë, Hamza dhe Abdixhiku të pranueshëm për kryeministër

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, shfaqi shpresën se mund të formohet qeveria nga partitë që ishin në opozitë në mandatin e kaluar. Haradinaj tha se...

Vazhdimi i paraburgimit për Bekteshin, BDI: Drejtësisë selektive dhe hakmarrje politike

Vazhdimi i paraburgimit për ish-ministrin Kreshnik Bekteshi, ndërkohë që fajtorët e drejtpërdrejtë – ata që kishin për detyrë sigurinë e fëmijëve, si dhe kryetarët...

Alternativa me 9 anëtarë, BESA 7, ndërsa LD me 5 anëtarë në VLEN

Koalicioni VLEN tashmë është shndërruar në parti të vetme me të njëjtën emër, ndërkohë që kryetari akoma nuk është zgjedhur. Tash për tash VLEN-in...

Gani Geci thotë se Konjufca e telefonoi për votën e Marigona Gecit

Ish-deputetit, Gani Geci ka deklaruar se deputeti i Vetëvendosjes Glauk Konjufca e ka kontaktuar një ditë para seancës së parë konstituive të Kuvendit për...

Refuzohet kërkesa e Agim Islamit për rigjykimin e rastit “Alfa”

I dënuari me burgim të përjetshëm në rastin gjyqësor “Alfa”, Agim Islami ka njoftuar se Gjykata e Apelit e ka refuzuar kërkesën e tij...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu