BESA: Talat Ajnshtajni, bëri shkelje ligjore në Policinë e Tetovës!

Në një konferencë për media, Blerim Sejdiu nga Lëvizja Besa ka akuzuar kryeministrin teknik për mungesën e menaxhimit në institucionet shtetërore, duke e paraqitur atë si person që kapadahi në Parlament, në qeveri, dhe në policinë e Tetovës.

“Kryeministri Teknik, dje erdhi në vizitë në policinë e Tetovës, gjoja se për të inspektuar procedurat e nxjerrjes së dokumenteve personale. Ai qortoi nëpunësit se për tollovinë e krijuar para sporteleve, por harroi se, ai dhe partia e tij janë përgjegjës për këtë maltretim të qytetarëve të Tetovës me rrethinë. Talati dje, me vetë gojën e vet, na dëshmoi se sa keq jeton populli shqiptar, ai vetë dëshmoi se në institucionet ku “shefa” janë kuadër të BDI-së, ata institucione kanë dështuar. Talati dje, revoltën e dështimit të tij dhe partisë së tij e nxorri tek nëpunësit shtetëror, duke harruar se ata instucione udhëhiqen nga shefat e BDI-së. Talat, problemi i institucioneve nuk zgjidhet me emocione e bërtitma, por me zgjidhje ligjore dhe menaxheriale, por pasi që u paraqite ashtu, atëherë duhej që të shkosh të hapësh zyrat e shefave e funksionarëve që keni vënduar ju mbi ata nëpunës, e ti shkarkosh menjëherë nga dita e nesërme, bashkë me veten tënde”, tha Sejdiu.

Po ashtu, Sejdiu kritikoi faktin që Tetova dhe rrethina vetëm kanë një zyrë për nxjerrjen e dokumentave personale për mbi 200,000 banorë, duke e bërë atë një vizitë skandaloze. Ai tha se populli do të japë përgjigje në zgjedhjet e ardhshme duke kërkuar llogari për dështimin e kryeministrit teknik dhe partisë së tij.

Në fund, Sejdiu shtoi se kryeministri teknik për shkelje ligjore pasi paraqitej në institucionet shtetërore pa paralajmërim dhe duke fute kamera, duke e cilësuar këtë si keqpërdorim të të dhënave personale të qytetarëve.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Zernovski: Të përgatitemi për fotografinë e re të dasmës së Ali Ahmetit dhe Mickoskit të vogë!

Shkruan: Andrej Zernovski VMRO-DPMNE erdhi në pushtet mbi bazën e dy premtimeve. Së pari, se do ta anulonte “marrëveshjen e dëmshme” të Prespës, me çka...

Rubio mbërrin në Izrael teksa IDF shkatërron më shumë ndërtesa në Gaza

Sekretari i Shtetit i SHBA-ve, Marco Rubio, ka mbërritur në Izrael për të diskutuar luftën në Gaza pas sulmit të Izraelit ndaj anëtarëve të...

Ballkani mes dronëve të NATO-s dhe raketave nga Lindja

Modernizimi ushtarak në Ballkanin Perëndimor nuk është thjesht çështje pajisjesh. Ai reflekton garën mes fuqive të mëdha për ndikim. Serbia manovron me armë nga Perëndimi,...

Zekerija Berisha: Me mua për një Shkup më të pastër dhe më të zhvilluar

Zekerija Berisha ka zyrtarizuar sot kandidaturën si bartës liste nga koalicioni VLEN për Këshillin e Qytetit të Shkupit. Me një vizion të qartë, shton ai,...

“Aleanca për Shqiptarët merr përkrahje të fuqishme në Austri”

Mbështetje e fuqishme nga mërgata për Strugën e Re Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, së bashku me kandidatin për kryetar të Komunës së...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu