BDI Tetovë alarmon: Bilall Kasami ka nënshkruar marrëveshje sy më sy me kompani që nuk përmbush kushtet për bartjen e nxënësve

Liridon Disha nga Bashkimi Demokratik për Integrim Tetovë, në një pres konferencë për media alarmoi se nxënësit në Tetovë janë të pasigurt. Siç tha Disha, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka nënshkruar marrëveshje sy më sy me kompani që nuk i përmbushin kushtet për bartjen e nxënësve.

“Së pari qytetarët duhet të informohen se SHMK “Nikolla Shtejn” – Tetovë, është në borxh marramendës prej 500 mijë eurove. Rritjen e borxhit të kësaj shkolle duhet ta sqarojë drejtori së bashku me udhëheqësin e Sektorit për Arsim pran Komunës së Tetovës. Së dyti, Komuna e Tetovës, duke pasur marrëveshje me një kompani transporti e cila veç më ka licencë dhe leje për transport të nxënësve ka vendosur që këtë marrëveshje ta shkëpusë për t’i dhënë tenderin prej një milion euro një kompanie tjetër të afërt me Bilall Kasamin. Bëhet fjalë për Kompaninë Bashkim Turs, e cila nuk posedon leje dhe orar pune të dhënë nga Komuna e Tetovës. Për ne si parti politike nuk është e rëndësishme aspak se cila kompani i fiton tenderët në Komunë, përderisa kompanitë që paguhen nga taksapaguesit tetovarë i plotësojnë kushtet dhe kanë leje të nevojshme për bartjen e nxënësve”, tha Liridon Disha nga BDI-Tetovë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Lista Serbe akuzohet për shkelje të rregullores zgjedhore gjatë heshtjes zgjedhore në veri të Kosovës

Lista Serbe po akuzohet për shkelje të Rregullores Zgjedhore Nr. 07/2024 gjatë ditës së votimit në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës,...

Davutoğlu paralajmëron: “Njohja e Somalilandit nga Izraeli është pjesë e një strategjie për të rrethuar Turqinë, Egjiptin dhe Arabinë Saudite”

Ish-kryeministri turk Ahmet Davutoğlu ka reaguar ashpër ndaj njoftimeve për mundësinë e njohjes së Somalilandit nga Izraeli, duke e cilësuar këtë si një lëvizje...

Adnan Azizi: Un jam garanca për Gostivarin, zgjidhni Nevzat Bejtën

Në Pallatin e Kulturës në Gostivar, u mbajt konventa promovuese e koalicionit VLEN, ku u prezantua kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit, Nevzat...

“Me i thanë sot jo Albin Kurtit është njejtë si me i thane JO Millosheviçit ne 98-tën”, deklarata e ashpër e Shalës

Një deklaratë e analistit politik Azdren Shala, e bërë publike sot dhe që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale në Kosovë, ka ngjallur reagime...

Ish-krerët e UÇK-së votuan nga Haga për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Ish-krerët e UÇK-së, tashmë kanë votuar për zgjedhjet e parakohshme të së nesërmes. Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi. Ky i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu