BDI shpreh shqetësim për financimin e narrativave ruse në vendin tonë dhe Ballkanin Perëndimor

BDI përmes një kumtese ka shprehur shqetësimin e saj për siç thonë financimin e narrativave ruse në vendin tonë dhe Ballkanin Perëndimor, njofton Klan M.

”Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim të thellë pas raportimeve mediatike për financimin e narrativave ruse nga ana e organizatës joqeveritare gjermane AJKF, përmes granteve të dhëna për përhapjen e propagandës ruse në vendin tonë dhe në Ballkanin Perëndimor.

Në listën e publikuar me media dhe gazetarë që po bashkëpunojnë ngushtë me këtë organizatë, nga vendi ynë figuron gazetari Milenko Nedellkovski, i cili nga viti 2015 është pjesë aktive e agjendës propagandistike proruse të kësaj organizate.

Ai ka fituar disa grante, çmim nga kjo organizatë dhe së fundmi në një raportim mediatik mbi aksionet ushtarake ruse që e ka realizuar në Rusi, pjesë e emisionit të tij kanë qenë Leonid Savin dhe Aleksandar Dugin, propagandues të njohur të Kremlinit dhe ideologë të doktrinës Bota Ruse.

Të këtillë si Milenko Nedellkovski në hapësirat tona ka shumë, disa fshehin ende kokën, por padyshim se do të demaskohen së shpejti.

Të gjitha këto raportime mediatike, konfirmojnë shqetësimin permanent të shprehur nga Ali Ahmeti dhe Bashkimi Demokratik për Integrim për praninë e fuqishme të elementeve ruse në hapësirën mediatike dhe politike të vendit tonë dhe më gjerë.

Bashkimi Demokratik për Integrim fton të gjithë aktorët politikë dhe shoqëror të vendit dhe Ballkanit Perëndimor t’i kushtojnë rëndësi më të madhe kësaj problematike shqetësuese, të bashkëpunojmë ngushtë për të izoluar njëherë e përgjithmonë ndikimin e dëmshëm rus në të gjitha vendet tona. T’i themi JO Rusisë, PO Europës!” – thuhet në kumtesën e BDI-së.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

A do flitet shqip në Këshillin Komunal të Kërçovës?

Të hënën, në Kërçovë pritet zyrtarisht të bëhet pranim-dorëzimi i detyrës nga kryetari i ri i komunës, ndërsa këshilltarët e rinj komunalë do të...

30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para

30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para Një 30-vjeçar nga Bosnje dhe Hercegovina,...

A paralajmëron Haqim Ramadani hapjen e një partie të re politike nga diaspora?

Ish-kandidati i VLEN-it për Bërvenicën, që më pas garoi si i pavarur, Haqim Ramadani ka paralajmëruar vazhdimin e angazhimit të tij politik, këtë herë...

​Ushtarët turq të KFOR-it vazhdojnë patrullimet në Kosovë

Ushtarët turq nga Batalioni i Forcës Rezervë Operacionale, pjesë e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, vazhdojnë të zhvillojnë aktivitetet e tyre të...

Turqia lëshon 37 urdhër-arreste ndërkombëtare, në krye të listës qëndron Benjamin Netanyahu

Prokuroria e Përgjithshme e Stambollit ka hapur sot një hetim për gjenocid dhe ka lëshuar 37 urdhër-arreste ndërkombëtare. Në krye të listës është kryeministri izraelit...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu