BDI: Përmes vetëposhtërimit, LEN-i i poshtëroi të gjithë shqiptarët

Deri kur do të duroni të poshtëroheni nga albanofobët që ju poshtërojnë çdo ditë – dhe a jeni të vetëdijshëm që për shkak të mungesës së mekanizmave të balancimit, shqiptarët janë pothuajse tërësisht të përjashtuar nga proceset në institucionet publike? Kështu thuhet në reagimin e BDI-së, ndërsa shpreh zhgënjimin e thellë ndaj sjelljes së partnerëve shqiptarë të LEN-it në koalicionin qeveritar.

Reagimi i plotë i BDI-së:

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh zhgënjimin e thellë ndaj sjelljes së partnerëve shqiptarë të LEN-it në koalicionin qeveritar.

Në përpjekje për t’i bërë qejfin Kryeministrit, ata po vetëposhtërohen publikisht, duke pranuar që ai t’i trajtojë me përbuzje, t’u japë leksione dhe t’u caktojë vendin në Qeveri, sipas vullnetit të tij personal.

Çdo ditë dëgjojmë – jo vetëm nga Kryeministri, por edhe nga përfaqësues të VMRO-së dhe partnerë të tjerë maqedonas – kush me kë guxon të bisedojë, kush me kë mund të bashkëpunojë dhe kush me kë është kapur duke u takuar.

Partnerët shqiptarë poshtërohen publikisht, sikur të ishin fëmijë që kanë bërë gabime, e detyrohen të japin llogari para mediave për plane të tyre politike, për takime apo për ide të cilat nuk ua ka aprovuar Mickoski.

Këto parti harrojnë se mandatin nuk ua jep Hristijan Mickoski, por votuesi shqiptar – i cili, në fakt, nuk ua dha fare.

Një votues që ndihet gjithnjë e më i përbuzur dhe i tradhtuar.

Prandaj kemi të drejtë t’i pyesim: ndërsa ju qortoheni si nxënës para mësuesit:

A ju konsultoi dikush, për shembull, kur ai zhvilloi takim monoetnik me kryetarin e LSDM-së brenda Qeverisë për të diskutuar për të ardhmen e shtetit?

A ju informuan për grupet e punës që i paralajmëruan publikisht?

A është e pranueshme që partitë maqedonase të flasin për çështje shtetërore në mënyrë të hapur, ndërsa partitë shqiptare duhet të kërkojnë leje për çdo lëvizje?

Kur bëhen emërime të larta shtetërore, a ju pyet ndonjëherë dikush?

Apo nuk ju shqetëson që në pozitat kyçe vendosen figura të njohura për qëndrime antishqiptare, pjesë të agjendave proruse dhe të botës serbe?

A është kjo në rregull për ju, apo standardet vlejnë vetëm për shqiptarët?

A jeni të vetëdijshëm që Kryeministri shkon rreth e rrotull dhe merr lavdata se ua ka treguar vendin shqiptarëve – dhe se ju jeni pjesë e atij folklori?

Nëse nuk jeni, atëherë çfarë do të thoni për faktin që për më pak se një vit, përdorimi i gjuhës shqipe praktikisht po zhduket nga institucionet?

Çfarë ndërmerrni ju kur i gjithë aparati shtetëror është aktivizuar për të shkatërruar Inspektoratin për përdorimin e gjuhëve?

Deri kur do të duroni të poshtëroheni nga albanofobët që ju poshtërojnë çdo ditë – dhe a jeni të vetëdijshëm që për shkak të mungesës së mekanizmave të balancimit, shqiptarët janë pothuajse tërësisht të përjashtuar nga proceset në institucionet publike?

A jeni të vetëdijshëm që si asnjëherë më parë, e keni poshtëruar Shqiptarin – dhe ai do t’ju ndëshkojë në çdo palë zgjedhje që do të vijnë, kurdo që të mbahen.

Prandaj është e qartë: ju frikësoheni nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare, sepse në ato zgjedhje shqiptarët janë ata që do t’ju tregojnë juve vendin.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Çitaku: Krimi po merr përmasa galopante, faturën e paguajnë qytetarët

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas lajmit se Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka...

Merret vendimi! Burg i përjetshëm për anëtarin e ‘Hellbanianz’

Një nga emrat më të njohur të grupit “Hellbanianz”, Sabajet Shuti – i njohur ndryshe si “Skilla” – është dënuar me burgim të përjetshëm...

511 miliardë fuçi naftë të zbuluara në Antarktidë mund të nxisin Luftën e Tretë Botërore – Ja pse!

Pikat kryesore të historisë Luftë Botërore? Antarktida është një zonë që nuk lejohet të eksplorohet për përfitime financiare personale nga asnjë shtet. Rusia ka zbuluar...

Vdekja e 27-vjeçarit, reagon Kurti: Abuzuesit nuk do të kenë strehë në institucione

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me rastin tragjik të vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në Lipjan, në duart e...

Netanyahu: Izraeli nuk kërkon të zhvendosë banorët e Gazës, por i lejon ata të largohen nëse duan

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu këmbëngul se Izraeli nuk po kërkon të zhvendosë me forcë palestinezët, por thjesht dëshiron t’u ofrojë atyre që janë të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu