BDI: Ministria e Shëndetësisë të merr masa për vdekjen e fëmijëve nëpër klinika

Përmes një kumtese, Bashkimi Demokratik për Integrim i ka bërë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë të merr masa për vdekjen e fëmijëve në Klinika.

Siç thonë nga BDI, kjo çështje nuk është partiake, apo politike por është njerëzore.

Reagimi i plotë:

“Kur fëmijët, pjesa më e brishtë dhe më e shtrenjtë e shoqërisë sonë, janë në rrezik, duhet të ndalemi dhe të reflektojmë.

Fakti që më shumë fëmijë kanë humbur jetën në gjashtë muajt e fundit sesa në vitet e mëparshme duhet të jetë një alarm për të gjithë ne.

Secila prej këtyre humbjeve përfaqëson një jetë të prerë parakohe dhe një dhimbje të pamatë për familjet që kanë humbur të dashurit e tyre.

E dimë që sfidat ekzistojnë, por askush nuk mund të pranojë që shëndetësia të degradohet deri në atë pikë sa prindërit të hyjnë në spitale me shpresë dhe të dalin me zemër të thyer.

Kjo nuk është një çështje partie apo politike. Është një thirrje njerëzore.

Fëmijët tanë meritojnë kujdesin më të mirë. Familjet meritojnë siguri dhe dinjitet kur kërkojnë ndihmë mjekësore.

Dhe vendi ynë meriton një sistem shëndetësor që është për shembull, jo për keqardhje.

I bëjmë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë dhe të gjitha institucioneve të përfshira që të ndërmarrin hapa urgjentë.

Çdo resurs duhet të drejtohet atje ku është më e nevojshme – në shpëtimin e jetëve dhe përmirësimin e kushteve për më të vegjëlit.

Sepse asnjë prind nuk duhet të përjetojë dhimbjen e humbjes së një fëmije dhe asnjë fëmijë nuk duhet të humbasë shansin për jetë.

Ky është një moment që kërkon reflektim dhe veprim”.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

SHASHSHA i reagon Janevskës: Gjuha është pasuri, mosrespektimi i saj është dobësi

Shkup, 8 nëntor – Shoqata Akademike e Shqiptarëve për Shkencë dhe Art ka reaguar ashpër ndaj sjelljes së ministres së Arsimit dhe Shkencës, znj....

Siria i bashkohet koalicionit të udhëhequr nga amerikanët kundër Shtetit Islamik

Siria iu bashkua koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja kundër organizatës ekstremiste Shteti Islamik. Ministri i Informacionit, Hamza al-Mustafa shkroi në X se Siria kishte nënshkruar...

Hill: Demaçi ishte kundër çdo gjëje që s’kishte pavarësi, kur kishte problematika supozonim që ishte ai

Ish-diplomati amerikan Christopher Hill në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, tha të martën në Hagë se Adem Demaçi ishte kundër çdo gjëje që nuk...

Hill për Xhavit Halitin: Dikush më tha se ishte në nivel të lartë, e dikush se ishte shok me të rëndësishmit e UÇK-së

Sot, në Gjykatën Speciale në Hagë po dëshmon ish-ambasadori amerikan Christopher Hill. Ai është pyetur në lidhje me një deklaratë të Shukri Bujës, për takimin...

Hill: Përshtypja ime ishte që Kransiqi s’ishte i rëndësishëm në UÇK

Dëshmitari Christopher Hill gjatë dëshmisë së tij në Hagë pohoi se hera e parë që e kishte takuar Jakup Krasniqin ishte në Dragobil, e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu