BDI me pyetje për Mickoskin: Nëse synoni të rrëzoni Marrëveshjen e Ohrit – cila është alternativa?

Kryeministri Mickoski, me sjelljen, deklaratat dhe veprimet e tij, po vepron në mënyrë që cënon standardin dhe përgjegjësinë që kërkohet nga një udhëheqës shteti.

Një sjellje që mund t’i falet ndoshta një kryetari të një dege partie, por kurrsesi një kryeministri të një shteti multietnik.

Ai po rrënon gjithçka që është ndërtuar me përpjekje dhe përkushtim ndër vite – marrëdhëniet ndëretnike, besimin ndërmjet qytetarëve, lojalitetin dhe ndjenjën e përkatësisë së përbashkët.

Duke goditur shtyllat kryesore të Marrëveshjes Paqësore të Ohrit – gjuhën, balancuesin, përfaqësimin e drejtë dhe legjitimitetin, inspektoratin e gjuhës– ai po rrezikon vetë karakterin unitar dhe integrues të shtetit.

Prandaj sot pyesim me seriozitet:

Nëse synoni të rrëzoni Marrëveshjen e Ohrit – cila është alternativa?

Sepse në politikë nuk ka vakum. Nëse angazhoheni kaq ashpër kundër marrëveshjes që solli paqe, integrim, decentralizim dhe shtet unitar, atëherë duhet të tregoni hapur se çfarë ofroni në vend të saj.

Qytetarët po pyesin. Dhe gjithnjë e më shumë po shqetësohen.

Nëse ka ndryshim të qëllimshëm të kursit shtetëror, atëherë është koha për një debat të hapur dhe të sinqertë se cila
është alternativa e MO-së.

Sepse ne nuk mund të mbajmë pafundësisht mbi supe përgjegjësinë për papërgjegjshmërinë e tij.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rama pas vizitës në Hagë: Në zemër të Evropës po ndodh padrejtësi ulëritëse

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pasi ka përfunduar vizitën tek ish-presidenti Hashim Thaçi, Gjykatën Speciale e ka quajtur “godinë ku luhet teatri i turpit...

Nga 20 minuta për krerët e UÇK-së në fjalët përfundimtare – Haga mbyll provat dhe dëshmitarët

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi do të kenë mundësinë të ngrihen në këmbë edhe një herë në sallën e gjyqit...

Brenda Telefonit të Faruk Mujkës Mesazhet që tregojnë si u koordinua me Dejona Mihailin dhe Artane Rizvanollin për punësim ilegal

Në publik, më 1 dhjetor të vitit 2022, Ndërmarrja Hidro-Ekonomike Ibër Lepenci njoftonte se zotëri Faruk Mujka, përmes një procesi të ligjshëm të përzgjedhjes,...

Gjykata hedh poshtë aktakuzën ndaj Klinakut për kanosjen e Kurtit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën për hedhjen e aktakuzës ndaj Faton Klinakut dhe ka vendosur të pushojë procedurën penale ndaj tij për...

Punonte shërbyes për të luajtur futboll: Historia e dhimbshme që formoi yllin Myrto Uzuni

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Myrto Uzuni ka rrëfyer fillesat e tij në futboll dhe veshtirësitë që ka kaluar, të cilat i kanë dhënë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu