BDI: I gabuar dhe i dëmshëm vendimi i Qeverisë kundër tunelit të Korridorit 8 në aksin Gostivar – Bukojq

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh zhgënjimin e thellë për vendimin e Qeverisë aktuale për shfuqizimin e vendimit të mëparshëm për ndërtimin e aksit rrugor Gostivar – Bukojçan që është pjesë e Korridorit 8 nëpërmjet të ndërtimit të tunelit që lidh Gostivarin me Kërçovën në vend të ndërtimit të autostradës në lartësi të madhe malore.

Dëshirojmë të potencojmë se me vendimin e miratuar nga Qeveria e kaluar parashihej projektimi dhe realizimi i tunelit në gjatë 5 km në autostradën Gostivar- Bukojç që është pjesë e Korridorit 8.

Një vendim i tillë është marrë pas përfundimit të të gjitha analizave dhe hulumtimeve gjeo-mekanike për zgjedhjen e variantit më të mirë për ndërtimin e këtij aksi rrugor e cila është më e shpejt dhe më e sigurt për zhvillimin e komunikacionit dhe njëkohësisht më ekonomike për mirëmbajtjen e saj.

Me këtë vendim zgjidhen problemet gjatë ndërtimit të kësaj pjese të autostradës sepse në të kundërtën do paraqiten problemet që do të zgjate kohën dhe vlerën e ndërtimit, probleme këto që janë evidente në realizimin projekteve të filluara në të kaluarën.

Si zakonosht, shqiptarëve pa legjitimitetin e popullit shqiptar në Qeverinë monoetnike nuk iu dëgjua as zëri edhe as që u përfillën kur po cënohet projekti më i madh e më i rëndësishëm i vendit.

BDI thekson se ndërtimi i Korridorit 8 është i një rëndësie kyçe për lidhjen e Maqedonisë së Veriut me vendet fqinje dhe për përmirësimin e infrastrukturës rrugore që do të ndikojë në mënyrë pozitive në tregtinë dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe mallrave.

Ne besojmë se ky vendim është një hap prapa në përpjekjet tona për të përmirësuar infrastrukturën dhe për të forcuar pozitën strategjike të vendit tonë në rajon. Ky vendim i gabuar duhet menjëherë të rishqyrtohet bashkë me partnerin strategjik dhe të ndërmerren masa për të vazhduar me realizimin e këtij projekti të rëndësishëm.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Trajneri i Serbis, Dragan Stojkoviç, jep dorëheqje ende pa përfunduar ndeshja: Unë jam fajtori, mos fajësoni lojtarët!

Një skenë e pazakontë ka ndodhur sonte në përfundim të pjesës së parë të ndeshjes së Serbisë, ku trajneri Dragan Stojkoviç ka deklaruar dorëheqjen...

Lista Serbe mbledh qytetarët për të votuar në mënyrë të organizuar

Një fotografi nga veriu ka ngjallur dyshime se atje serbët janë mobilizuar për të votuar. Gazetari i T7 Çlirimtar Morina ka raportuar se në krye...

KQZ: Deri më tani votuan më shumë se 53 mijë qytetarë, pjesëmarrje më e madhe në Prishtinë

Në platformën elektronike të Komisionin Qendror të Zgjedhjeve janë publikuar të dhënat fillestare lidhur me pjesëmarrjen në votime deri në orën 10:00 në të...

Vuçiq: Pjesëmarrja e serbëve në zgjedhje më e lartë se e shqiptarëve

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se “shqiptarët janë shumë nervozë” për shkak të “pjesëmarrjes së madhe në zgjedhje” në mjediset me shumicë serbe. “Deri...

Nga sot bllokohet komunikacioni në Koçan, prindërit e viktimave kërkojnë drejtësi për fëmijët e tyre

“Duke filluar nga sot, do të ketë tubime dhe bllokime publike paqësore në rrethrrotullimin te ura e dyfishtë në rrugën Stevo Teodosievski. Bllokimet do...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu