BDI: Heshtja e opozitës për sulmin e tyre ndaj mediave është miratim i mendësisë diktatoriale në tentativë

Njësia e koalicionit BDI ka hedhur akuza ndaj opozitës për sulmin e tyre ndaj mediave, duke i cilësuar këto veprime si një miratim të mendësisë diktatoriale në tentativë. Pas 24 orëve të një sulmi të paparë ndaj mediave në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedonia e Veriut, BDI ka theksuar se asnjë distancim apo dënim nuk është shprehur nga drejtuesit e opozitës.

“Opozita shqiptare është pajtuar se më 24 prill dhe më 8 maj do të pësojë humbje të thellë nga Bashkimi Demokratik për Integrim dhe për këtë tani akuzojnë edhe mediat dhe gazetarët nga Shqipëria dhe Kosova. Adnan Azizi, figura kontraverze e nëntokës korruptive, eksponent i lartë i bizneseve të Kasamit dhe i opozitës shqiptare shpif dhe ofendon televizionin Klan Maqedoni, figura mediatike si Blendi Fevziu e Berat Buzhala, Ermal Panduri e Lirim Mehnetaj si dhe shumë të tjerë”, thonë nga BDI.

BDI shtoi se shqetësimi e tyre për këto sulme dhe akuzat që ndajohen me prirje diktatoriale ndaj çdo individ që ndryshon mendim nga opozita. Ata kanë ftuar opozitën të mos përfshijë strukturat, personalitetet, gazetarët dhe mediat nga Shqipëria dhe Kosova në fushatën e tyre parazgjedhore në Maqedoninë e Veriut.

“Opozita, e instruktuar nga VMRO-DPMNE dhe partia e “Majta”, duke shpif për media dhe gazetarë shqiptarë nga Kosova dhe Shqipëria, nuk i bën nder askujt përveç shefave me qendër në Moskë dhe Beograd. Lufta hibride e koordinuar me VMRO-DPMNE-në dhe partia e “Majta” tashmë ka kaluar çdo parashikim për fushatë të pistë të opozitës, andaj i bëjmë thirrje opinionit të verifikojnë çdo lajm dhe informatë që vjen nga opozita e përbërë nga derivatet e BDI-së”, thuhet në deklaratën e tyre.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Çmimi i cigareve në qiell, paralajmërohet rritje enorme

A mundet një titull Komisioni Evropian ka në plan të angazhohet për taksa më të larta mbi produktet e duhanit. Industria e duhanit paralajmëron...

Qyteti japonez që SHBA-ja e bombardoi 12 orë para se të përfundonte Lufta e Dytë Botërore

Kur lufta ishte drejt fundit, një qytet i vogël japonez u dogj nga një sulm që shumë njerëz e quajnë të panevojshëm. Kumagaya u...

Të përfshirë në sulme kibernetike dhe sabotime në Evropë/ Britania zbulon rrjetin e spiunëve rusë

Shërbimet britanike të sigurisë kanë zbuluar një rrjet të gjerë spiunësh rusë dhe njësi të inteligjencës ushtarake të përfshira në një fushatë disa-vjeçare sulmesh...

Telefonatë Erdogan-Putin: Përleshjet në Suwayda të Sirisë kërcënojnë sigurinë rajonale

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, i ka thënë homologut të tij rus, Vladimir Putin, se përleshjet pas tërheqjes së forcave siriane nga Suwayda në...

Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, nderohet me çmim ndërkombëtar

Kapiten Shkëlqim Raci, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka shkëlqyer në arenën ndërkombëtare duke përfunduar me sukses Kursin e Karrierës për Kapiten...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu