BDI festoi 22 vjetorin e themelimit – Ahmeti: Kemi arritur shumë edhe jashtë edhe brenda!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot festoi 22 vjetorin e themelimit si subjekt politik. Duke folur për rrugëtimin e mbi dy dekadave të kësaj partie kreu i saj Ali Ahmeti numëroi të arriturat partiake dhe politike për shqiptarët në RMV, duke i dhënë theks të veçantë pozicionimit politik të shqiptarëve në digasteret më të larta shtetërore siç është edhe kryeministri.

Në planin e jashtëm dhe të brendshëm, Ahmeti tha se BDI ka meritat e saja edhe në tri marrëveshjet kryesore të shtetit, asaj të Ohrit, të Prespës dhe marrëveshjes me Bullgarinë. Ahmeti ka folur edhe mbi çështjen aktuale politike në vend dhe rreth mundësisë që BDI të shkon në opozitë.

“Dikush mund të ketë mandat për të formuar qeveri por nuk mund të ketë mandat të vendosë se kush do t’i përfaqësoj shqiptarët në atë qeveri”, theksoi Ahmeti. Ai nuk harroi të përmend edhe një nga projektet kryesore koridorin e 8-të, ndërsa ftoi institucionet që të luftojnë korrupsionin dhe të hapet vetingu për të gjithë funksionerët dhe ish-funksionerët./Zhurnal

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Diktaturë në veprim: Billbordi që nuk duroi as një orë në Tetovë

Në Tetovë sot u vendos një billbord ku denoncohej shitja e tokës publike me 1 euro/m². Mesazhi ishte i qartë dhe godiste drejt në...

Kërmijt e politikës!

Ashtu siç ngjiten kërmijt nëpër pemë dhe nëpër vende të ndryshme sot po ngjiten edhe njerëzit e zgjedhur të pushtetit njelloj si kërmijt e...

Taravari: Shqiptarët po shtypen, Mickoski nën kontrollin serb, Kurti nuk u mor me ne (Video)

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari, ka ashpërsuar tonet politike duke deklaruar se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut po shtypen sistematikisht nga politika e qeverisë...

Mexhiti: Pa gratë dhe vajzat, demokracia është gjysmake! Çairi është dhe do mbetet shembull i barazisë

Zëvendëskryeministri i parë dhe kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, mbajti një fjalim frymëzues para forumit të gruas...

Raketat balistike kundër Izraelit shkaktojnë hakmarrje vdekjeprurëse në Jemen

Të paktën 6 persona kanë humbur jetën dhe 86 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve ajrore izraelite në kryeqytetin e Jemenit, Sanaw. Sulmet...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu