BALANCUESI / VLEN-i i reagon partnerit qeverisës, e “kërcënon” me zgjedhjet lokale në Kumanovë, por haron se ësht Qeveri

Kuadrot e ZNAM-it kanë një vlerësim të gabuar se identitetin e tyre politik do ta krijojnë mbi një doktrinë antishqiptare. Kështu thuhet në reagimin e VLEN-it, pas konferencës për media të ministrit të Administratës, Goran Minçev ku u njoftua se do të ndryshoj balancuesi për punësime në institucionet shtetërore, ku parashikohet ulja e përqindjes për punësimet shqiptare.

“Së shpejti do të vijnë zgjedhjet lokale, ku sërish do të kuptojnë se në Kumanovë nuk ka fitore pa shqiptarët. Prisnim që ministri Minçev t’i anulojë të gjitha shpalljet sipas balansuesit në të cilat maqedonasit janë përcaktuar si shqiptarë për t’u punësuar në administratën publike. Pikërisht kjo është keqpërdorim me balansuesin, për të cilin Ministria e tij nuk duhet të heshtë. Në të njëjtën kohë, është më racionale që Dimitrievski dhe Minçev të bëjnë një listë të institucioneve shtetërore në të cilat ende nuk ka qasje për shqiptarët. Ulja e përqindjeve të shqiptarëve është folklor parazgjedhor dhe një argument plus pse duhet shfuqizuar balansuesi dhe të miratohet Ligji për përfaqësim të drejtë. Një qasje e tillë do t’i eliminojë disa politikanë si Dimitrievski dhe Minçev që të vendosin se sa dhe çfarë shqiptarësh do të punësohen në administratën publike!”, thuhet në reagimin e VLEN-it.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Çmimi i cigareve në qiell, paralajmërohet rritje enorme

A mundet një titull Komisioni Evropian ka në plan të angazhohet për taksa më të larta mbi produktet e duhanit. Industria e duhanit paralajmëron...

Qyteti japonez që SHBA-ja e bombardoi 12 orë para se të përfundonte Lufta e Dytë Botërore

Kur lufta ishte drejt fundit, një qytet i vogël japonez u dogj nga një sulm që shumë njerëz e quajnë të panevojshëm. Kumagaya u...

Të përfshirë në sulme kibernetike dhe sabotime në Evropë/ Britania zbulon rrjetin e spiunëve rusë

Shërbimet britanike të sigurisë kanë zbuluar një rrjet të gjerë spiunësh rusë dhe njësi të inteligjencës ushtarake të përfshira në një fushatë disa-vjeçare sulmesh...

Telefonatë Erdogan-Putin: Përleshjet në Suwayda të Sirisë kërcënojnë sigurinë rajonale

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, i ka thënë homologut të tij rus, Vladimir Putin, se përleshjet pas tërheqjes së forcave siriane nga Suwayda në...

Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, nderohet me çmim ndërkombëtar

Kapiten Shkëlqim Raci, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka shkëlqyer në arenën ndërkombëtare duke përfunduar me sukses Kursin e Karrierës për Kapiten...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu