Azizi: Kërcënimet ndaj deputetëvë të BDI-së, a janë lojë e Grubit dhe Ahmetit?

Shkruan: Adnan Azizi

Dy ditë me radhë, deputetët e BDI-së po ankohen se kanë marrë kërcënime. Nëse kjo do të ishte realitet vërtet po e dënoj ashpër. Dhe i ftoj institucionet që sa më shpejtë ta zbardhin këtë rast. Megjithse dyshimet janë të mëdha se “kërcënimi” është lojë e Artan Grubit e kurdisur bashkë me Ali Ahmetin.

Pse?
E para: Si ka mundësi që “kërcënuesi” i ka “akuzuar” vetëm deputetët e BDI-së, e sidomos disa prej tyre që tashmë kanë dosje serioze në organet e drejtësisë me dyshimet për krimet që kanë bërë gjatë 22 viteve në çdo funksion që kanë kryer.

E dyta: Si ka mundësi mos jetë kërcënuar asnjë deputet tjetër i Frontit “Europian” të udhëhequr nga BDI, si nga partitë shqiptare, turke, rome e boshnjake të cilat i kanë në Front!
E treta: Pa dyshim se kjo mund të jetë një tentim për të defokusuar vëmendjen e opinionit nga dështimi që i ndodhi BDI-së me propagandën për ndarjen administrative të vendit, propagandë e dështuar e cila BDI-së, siç flitet në opinion, i kushtoi qindra mijëra euro që ua dha ekspertëve të huaj të cilëve iu përdorën emrat!

Një gjë është e sigurt: Aliu përmes Artanit tenton të manipulojë popullin, të defokusojë temat e krimit që kanë bërë Aliu e nipërit e tij dhe të defaktorizojë partnerët e tij të koalicionit i cili në fushatë i kishte vetëm vegël. MPB të zbardh sa më shpejt këtë rast dhe të dëshmoj “kërcënuesin”!

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Mexhiti: S’ka më na jepni votën, do ta bëjmë këtë ose atë! E bëjmë punën, ju e vlerësoni

Kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, pasditen e sotme zhvilloi një takim me banorët e Çairit të Vjetër në...

Krizë në VLEN Gostivar: Shefi i Shtabit Zgjedhor, Fisnik Ristemi, jep dorëheqje – Lista e këshilltarëve, shkak përçarjeje

Në prag të zgjedhjeve lokale, koalicioni VLEN në Gostivar përballet me krizë të brendshme: Shefi i shtabit zgjedhor, Fisnik Ristemi, ka dhënë dorëheqje nga...

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut refuzojnë të mbështesin rezolutën për Palestinën

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ishin mes 12 vendeve që abstenuan në votimin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila miratoi...

Skandal politik në Tetovë: Adnan Azizi i kërkon falje Mickoskit – “Nuk e përsëris më”!

TetovaSot sipas burimeve të saja zbulon se deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, është detyruar t’i kërkojë falje kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski,...

LAJMI I FUNDIT: Deklaratë e sapolëshuar nga Ambasada Amerikane: Amerika e prishë alancën me Kosovën

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të pezullojnë përkohësisht Dialogun Strategjik të planifikuar me Kosovën, për shkak të shqetësimeve mbi veprimet e qeverisë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu