Avokati nga Haga: Ministria e Drejtësisë ua ktheu shpinën ish-krerëve të UÇK’së në Hagë

Avokati i Isni Kilajt, Iain Edwards, ka deklaruar në një intervistë se ministria e drejtësisë në Kosovë, ua ka kthyer shpinën ish-krerëve e ish-pjesëtarëve të UÇK-së, të cilët prej një kohe janë në paraburgim në Hagë.

Në këta muaj, Iain Edwards nuk është aspak i kënaqur me përkrahjen që ka marrë nga ministria e drejtësisë në Kosovë.

“Ajo përkrahje tashmë është zhdukur. Ministria e Drejtësisë tani qartazi nuk përkujdeset për këta veteranë të cilët janë në paraburgim në Hagë. Ministria e Drejtësisë nuk është e gatshme që t’i mbështesë ata,” tha Iain Edwards – avokat i Isni Kilaj.

Pakënaqësitë e Edwards ndërlidhen me udhëzimin e ri administrativ të ministrisë së drejtësisë, i cili ka ulur drastikisht pagesat për avokatët e angazhuar në Speciale.

Për rastin e Kilajt, avokatit Edwards i janë ofruar vetëm një mijë euro pagesë.

“Për mua nuk do të ishte problem që të punoja për një mijë euro në muaj. Mirëpo problemi është që unë kam nevojë që të ndërtoj një ekip, duhet të krijoj një sistem, duhet të angazhoj hetues, duhet të angazhoj juristë të tjerë me të cilët duhet të bashkëpunoj. Kështu që një mijë euro në muaj është shokuese, është e turpshme. Unë do t’i bëja thirrje ministrisë së drejtësisë që të tërhiqet nga ky vendim i padrejtë dhe ta rikthejë skemën e vjetër,” shtoi Iain Edwards për Radio Televizionin Dukagjini.

Televizioni ka pyetur në ministrinë e drejtësisë, se përse janë caktuar tarifa të tilla, duke e pasur parasysh faktin se vet Kuvendi i Kosovës ka vendosur që kjo gjykatë të vendoset jashtë vendit, duke krijuar kështu shpenzime shtesë për të akuzuarit, mirëpo nuk ka pranuar përgjigje konkrete.
“Rasti i z. Isni Kilajt është akoma në fazën paraprake, Prokurori i Specializuar ende nuk ka ngritur aktakuzë në këtë çështje. Duke u bazuar në të lartcekurat Komisioni ka vendosur që për fazën e procedurës paraprake të i propozoj mbrojtjes shumën prej 1,000.00 euro. Tarifat për shpenzimet e mbrojtjes, në Udhëzimi Administrativ janë të përcaktuar në konsultim me ekspertë dhe janë në interesin e Republikës së Kosovës”

Në përgjigje, ministria ka sqaruar se lartësia e pagesave përcaktohet nga disa rrethana, si natyra e akuzave, pozita e pretenduar e të dyshuarit ose të akuzuarit në hierarkinë politike ose ushtarake, si dhe numri i dëshmitarëve.

“Për vepra penale të ngjashme, e kemi parë që Gucati dhe Haradinaj janë dënuar me më shumë se katër vite burgim. Aktkauzat kundër administrimit të drejtësisë nuk janë rastet më serioze të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, mirëpo prapë se prapë të vështira, komplekse dhe raste serioze. Nuk mund ta pranoj këtë arsyetim të qeverisë. Qeveria po ua kthen shpinën këtyre veteranëve,” u shpreh avokati i Isni Kilaj.

Shuma maksimale që ministria ka vendosur të paguaj për mbrojtjen e një të akuzuari nga Specialja, është 120 mijë euro në muaj.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Azizi shpërthen ndaj Taravarit: Servilizëm, hipokrizi dhe devijim nga kauza

Deputeti Adnan Azizi ka reaguar ashpër ndaj kryetarit të ASH-së, Arben Taravari, duke e akuzuar për servilizëm ndaj kryeministrit Mickoski dhe për hipokrizi politike....

VIDEO -India fillon bombardimin e Pakistanit me raketa – përshkallëzim i hapur drejt luftës

India godet Pakistanin me raketa – përshkallëzim i hapur drejt luftës Data: 6 Maj 2025 Në orët e para të mëngjesit të sotëm, India ka kryer...

India nis operacion ushtarak kundër Pakistanit

India ka konfirmuar të mërkurën se ka nisur operacion ushtarak kundër Pakistranit, duke goditur “infrastrukturën terroriste” në Kashmirin e administratuar nga Pakistani. Ky është një...

Ekskluzive/ Përfundon takimi VLEN-Mickoski, Taravari del nga Qeveria

Ka përfunduar takimi mes krerëve të VLEN dhe kryeministrit Mickoski. Burimet brenda kampit shqiptar për Gjurme.info thonë se në takim palët kanë rënë dakord që...

Kasami: Nuk e paragjykojmë vendimin e Mickoskit për Taravarin, sonte takohemi për t’i sqaruar këto situata

Bilall Kasami nga VLEN tha se nuk e paragjykojnë vendimin e kryeministrit Hristijan Mickoski, që Arben Taravari të vazhdojë të mbetet në qeveri. Kasami...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu