Falet namazi i parë i teravisë në Maqedoninë e Veriut

Falet namazi i parë i teravisë në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe Kosovë
Nëpër xhamitë në vendet e Ballkanit, besimtarët muslimanë kanë falur namazin e parë të taravisë me rastin e fillimit të muajit të agjërimit, Ramazanit, raporton Anadolu.

Një numër i madh besimtarësh në kryeqytetet Shkup, Tiranë dhe Prishtinë, si dhe në qytete të tjera të rajonit, u mblodhën nëpër xhami për faljen e namazit të taravisë.

– Maqedoni e Veriut

Si në të gjitha xhamitë e tjera në Maqedoninë e Veriut, Xhamia Mustafa Pasha në Shkup ishte e mbushur me besimtarë muslimanë për faljen e taravisë.

Një pjesë e besimtarëve e falën namazin në oborrin e xhamisë, pas mbushjes së ambienteve të brendshme.

– Shqipëri

Besimtarët u mblodhën për namazin e teravisë së parë edhe në Xhaminë “Dine Hoxha” në Tiranë, duke kryer ritet fetare.

Namazi i teravisë është falur edhe në xhamitë e tjera të Tiranës, por dhe qyteteve të tjera të Shqipërisë, ku janë mbledhur së bashku besimtarë të shumtë.

– Kosovë

Në të gjitha xhamitë në territorin e Kosovës, besimtarët muslimanë kanë falur namazin e teravisë së parë të Muajit të Ramazanit.

Edhe në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, “Sulltan Mehmet Fatih”, besimtarët mbushën xhaminë me praninë e tyre.

Bashkësia Islame e Kosovës edhe këtë vit, namazin e teravisë ka vendosur ta lë në një orë fikse gjatë gjithë Ramazanit, e cila do të jetë dy orë pas çeljes së iftarit.

Kreu i Bashkësisë Islame i Kosovës (BIK), Naim Tërnava, uroi gjatë ditës besimtarët muslimanë për ardhjen e Muajit të Ramazanit, duke thënë se Ramazani është muaj i lutjeve dhe adhurimeve ku shtohet dashuria për fenë dhe Zotin.

Në porosinë e tij drejtuar besimtarëve muslimanë, Tërnava u bëri thirrje atyre t’u përmbahen porosive të Zotit dhe të profetit të fundit, Muhamedit, dijetarëve të mirëfilltë dhe institucioneve fetare islame në Kosovë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Maqedonia e Veriut mbyll kufijtë, asnjë automjet nuk lejohet të hyjë në territor- Ja çfarë po ndodh

Një problem teknik ka goditur sot sistemin elektronik të Policisë së Maqedonisë së Veriut, duke ndikuar në funksionimin e kufijve në gjithë territorin e...

Gjermania i dorëzon Ukrainës armë për të goditur thellë brenda territorit rus

Gjermania ka konfirmuar se do të furnizojë Ukrainën me sisteme të reja armësh me rreze të gjatë veprimi, të cilat do t’i mundësojnë Kievit...

Brukseli “fundos sërish Severnën”!

Edhe këtë vit Brukseli zyrtar e "fundos državën Severnëa" në rrugën e saj qorre drejt BE-së, për shkak të kryeneçsisë së despotit Micko...

Mickoski për akuzat e Arsovskës: Shteti ka institucione, u bëj thirrje të veprojnë

Shteti ka institucione, u bëj thirrje të veprojnë rreth rastit, tha sot kryeministri Hristian Mickoski lidhur me akuzat e djeshme të kryetares së Qytetit...

Sot bëhen 30 vjet nga gjenocidi serb në Srebrenicë – shtatë viktima të tjera do të varrosen në Potoçari

Në Qendrën Përkujtimore Srebrenicë – Potoçari, sot do të prehen edhe shtatë viktima të tjera të gjenocidit të kryer në korrik të vitit 1995. Tridhjetë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu