Asnjë nga kundërkandidatët nuk i erdhi në tribunë, Taravari debaton i vetëm me të rinjtë për emigrimin

Asnjë nga kundërkandidatët për president nuk erdhi në tribunën e organizuar nga Arben Taravari në Tetovë. Megjithatë kandidati i koalicionit VLEN tribunën me temë “emigrimi i të rinjve” e mbajti vetë më të rinjtë.

“Realisht unë prita së paku që kandidati shqiptar të jetë, sepse emigrojnë të gjithë të gjithë, të gjithë e dinë, por kryesisht në bazë të statistikave që i kemi, kryesisht mërgojnë shqiptarët. Mendova se zotëri Osmani sot e kishte vendin këtu që para rinisë, para shoqatave joqeveritare, të tregojmë problemet dhe pse ndodh ky fenomen. Ky fenomen është global, nuk është vetëm në Maqedoni, por në Maqedoni është në një sasi shumë të madhe në krahasim me vendet tjera”, tha Taravari.

Taravari u pyet edhe për procesin gjyqësor në lidhje me partinë Aleanca për shqiptarët, ndërsa ai sërish theksoi se po bëhet presion nga ministri i drejtësisë Krenar Lloga.

“Një gjykatëse u ndërrua para shtatë-tetë ditësh, u emërua gjykatësja tjetër, tash bëhet presion i jashtëzakonshëm nga ministri Lloga. Bëhet kërkesë për ta ndërruar edhe të dytën, ndërsa 3-4 dot para është dhënë lënda tek gjykatësja e dytë. Nëse i treti zgjidhet përsëri do të kërkojmë ndryshimin e të tretit. Më duket se shkohet të kurohet gjykatësi që u konvenon atyre. Mos lodhen, pasi përsëri do të ketë anketës, më duket si një dramë që nuk është mirë. Nëse duan të dalin vetëm unë jam i gatshëm t’i nënshkruaj listat edhe t’i dorëzojnë në KSHZ”, tha më tej Taravari.

Ministri Lloga këto pretendime të Taravarit i mohoi që ditën e enjte. Ndryshe Taravari tha se do të vazhdojë me tribuna, ndërsa paralajmëroi se debati i ardhshëm do të jetë për korrupsionin dhe u shpreh optimist për prezencën e kundërkandidatëve të tij për president.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

A do flitet shqip në Këshillin Komunal të Kërçovës?

Të hënën, në Kërçovë pritet zyrtarisht të bëhet pranim-dorëzimi i detyrës nga kryetari i ri i komunës, ndërsa këshilltarët e rinj komunalë do të...

30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para

30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para Një 30-vjeçar nga Bosnje dhe Hercegovina,...

A paralajmëron Haqim Ramadani hapjen e një partie të re politike nga diaspora?

Ish-kandidati i VLEN-it për Bërvenicën, që më pas garoi si i pavarur, Haqim Ramadani ka paralajmëruar vazhdimin e angazhimit të tij politik, këtë herë...

​Ushtarët turq të KFOR-it vazhdojnë patrullimet në Kosovë

Ushtarët turq nga Batalioni i Forcës Rezervë Operacionale, pjesë e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, vazhdojnë të zhvillojnë aktivitetet e tyre të...

Turqia lëshon 37 urdhër-arreste ndërkombëtare, në krye të listës qëndron Benjamin Netanyahu

Prokuroria e Përgjithshme e Stambollit ka hapur sot një hetim për gjenocid dhe ka lëshuar 37 urdhër-arreste ndërkombëtare. Në krye të listës është kryeministri izraelit...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu