ASH: Mickoski ta dijë që nuk janë të gjithë shqiptarët servilë si vLEN

Filloi shfuqizimi i Balanserit, Mickoski ta dijë që nuk janë të gjithë shqiptarët servilë si vLEN

Qeveria jolegjitime filloi me realizimin e planit kundër përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të shqiptarëve dhe bashkësive të tjera etnike në institucionet shtetërore. Sot Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, njoftoi për hapin e parë drejt shfuqizimit të Balanserit, duke kthyer përqindjen vetëm të personave rezident me çka përfaqësimi i shqiptarëve nuk do të jetë më 30%, por shkon një hap pas në 25%. Për të mos u kënaqur me kaq i njëjti paralajmëron edhe ndryshime ligjore për shfuqizim të plotë të këtij mekanizmi që është një ndër shtyllat kryesore të Marrëveshjes së Ohrit. Ndërkohë përballë këtij projekti të rrezikshëm dhe të dëmshëm për të gjitha bashkësitë etnike në vend, partitë e koalicionit që humbi zgjedhjet rijnë duarkryq dhe me gojë të mbyllur. Para syve të partive që quajnë veten shqiptare fillon diskriminimi dhe majorizimi më i rëndë pas dy dekadave që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit.

I bëjmë thirje qeverisje jolegjitime që të ndërpret urgjentisht këto lojra që cënojnë kohezionin ndëretnik, të drejtat e bashkësive etnike dhe mund të sjellin pasoja të rënda për të ardhmen. Kryeministri Hristijan Mickoski i cili i pari paralajmëroi heqjen e Balanserit, të mos mendojë se të gjithë shqiptarët janë sikur servilët e tij të cilët i zgjodhi vetë për partner të dëgjueshëm në projektet e tij ogurzeza.

– Aleanca për Shqiptarët ‐

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Emocionon Haradinaj: Çka ka faj nëna ime që është gjallë? (VIDEO)

Në Rubikon në Klan Kosova, kreu i AAK-së, Ramush Haradianj ka folur për nënën e tij, duke theksuar se është e natyrshme të ketë...

“E mirëpres Kurtin dhe LVV-në nëse duan të bëhen pjesë e Qeverisë Haradinaj 3” (VIDEO)

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, i cili po kandidon sërish për kreun e ekzekutivit për zgjedhjet e 28 dhjetorit, ka thënë se do të pranonte LVV-në...

FUSHATA PËRMES ISLAMIT Kurti mburret me investimet e Qeverisë së tij në xhami

Dy javë para zgjedhjeve, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, është mburrur për investimet e pushtetit të tij në xhami. Në një postim në Facebook,...

Guxim që sfidon vdekjen: Myslimani Ahmed al Ahmed, heroi i ndërgjegjes njerëzore

Myslimani Ahmed al Ahmed u shndërrua në simbol të guximit dhe humanizmit në Australi, pasi ndërhyri pa u menduar dy herë gjatë një sulmi...

Protestat në Serbi detyrojnë Vuçiçin të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar zgjedhje të parakohshme parlamentare , të cilat do të shpallen para përfundimit të mandatit të parlamentit aktual,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu