Arsovska me nofkë të re për Ganiun: “Viki hodhi mbeturina para komunës, dhe sapo thashë se po vij, u zhduk – po të ishe burrë, nuk do të ikje nëpër park

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, ka dalë me akuza të rënda ndaj kryetarit të Komunës së Çairit, Visar Ganiu. Në një video live në rrjetet sociale mbrëmë vonë, Arsovska tha se Ganiu ka hedhur mbeturina para ndërtesës së Komunës së Shkupit dhe është larguar sapo ka mësuar se ajo po vinte.

“Pasi e paralajmërova në Facebook se e di planin e tij dhe se po nisem për aty, u frikësua dhe iku. Nuk pati guxim të përballej”, tha Arsovska, duke e quajtur Ganiun të papërgjegjshëm dhe pa integritet.

Sipas saj, mbeturinat janë marrë nga ndërtime të paligjshme dhe janë hedhur me qëllim provokimi politik. Ajo e quajti këtë një tentativë të dështuar për të shmangur skandalet që, siç thotë ajo, po i dalin në shesh një nga një.

“Kam në dorë dokumente që faktojnë keqpërdorime dhe falsifikime. Ai po përpiqet t’i fshijë gjurmët, por ne i kemi kopjet origjinale. Do ta nxjerrim çdo aferë në dritë,” u shpreh kryetarja e Shkupit.

Arsovska theksoi se bëhet fjalë për 150 ndërtime të paligjshme, të cilat sipas saj janë bërë me dokumente të falsifikuara dhe në kundërshtim të plotë me ligjin.

“Ndërtime që i ka prezantuar si më të vjetra se 2011, por në fakt janë ndërtuar rishtazi. Kjo është mashtrim i hapur ndaj qytetarëve,” tha ajo.

Në një moment tjetër të deklaratës, Arsovska akuzoi Ganiun për borxh ndaj ndërmarrjes “Higjiena Komunale” në vlerë prej 7 milionë denarësh, ndërkohë që e sfidoi publikisht për ballafaqim: “Nëse je burrë, hajde përballu me dokumentet që kam.”

Përmes thirrjes së saj publike, Arsovska paralajmëroi se nuk do të ndalet derisa të zbulojë të gjithë “krimin urban” që, sipas saj, është zhvilluar në Çair.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

A do flitet shqip në Këshillin Komunal të Kërçovës?

Të hënën, në Kërçovë pritet zyrtarisht të bëhet pranim-dorëzimi i detyrës nga kryetari i ri i komunës, ndërsa këshilltarët e rinj komunalë do të...

30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para

30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para Një 30-vjeçar nga Bosnje dhe Hercegovina,...

A paralajmëron Haqim Ramadani hapjen e një partie të re politike nga diaspora?

Ish-kandidati i VLEN-it për Bërvenicën, që më pas garoi si i pavarur, Haqim Ramadani ka paralajmëruar vazhdimin e angazhimit të tij politik, këtë herë...

​Ushtarët turq të KFOR-it vazhdojnë patrullimet në Kosovë

Ushtarët turq nga Batalioni i Forcës Rezervë Operacionale, pjesë e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, vazhdojnë të zhvillojnë aktivitetet e tyre të...

Turqia lëshon 37 urdhër-arreste ndërkombëtare, në krye të listës qëndron Benjamin Netanyahu

Prokuroria e Përgjithshme e Stambollit ka hapur sot një hetim për gjenocid dhe ka lëshuar 37 urdhër-arreste ndërkombëtare. Në krye të listës është kryeministri izraelit...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu